Ka diplomuar në Pikturë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës në vitin 2001, ku dhe ka vazhduar dhe përfunduar studimet e tij pasuniversitare në vitin 2005. Ai ka marrë pjesë dhe ka prezantuar veprat e tij në ekspozita dhe konferenca të shumta të karakterit rajonal dhe ndërkombëtar, përfshirë dhe ngjarje të organizuara nga shoqata italiane për arkitekturë, art dhe restaurim urban/ Itali, në vitin 2012. Aktualisht punon si Profesor dhe Prodekan i Fakultetit të Arteve në AAB në Prishtinë.
Nga viti 2003 deri në vitin 2007 ka qenë Kryetar i Shoqatës së Arteve Figurative për rajonin e Gjilanit, ku ka organizuar ngjarje të shumta artistike me të rriturit, por edhe të rinjtë dhe fëmijët, përfshirë koloni artistike, Olimpiadën e Lojërave pa kufij për fëmijët në Gjilan dhe shumë ekspozita për anëtarët e Shoqatës së Arteve Figurative. Ai ka marrë pjesë edhe në ekspozita personale dhe kolektive në Kosovë dhe jashtë vendit. Nga 2000-2002 ai organizoi koloni të përbashkëta artistike Francë – Kosovë, në bashkëpunim me shoqatën ALFA nga qyteti Vernon i Francës.
Vizitat studimore: Francë, Angli, Shqipëri, SHBA, Itali, Greqi, Gjermani, Turqi, Bullgari, Austri, Belgjikë, Holandë, Hungari, Kroaci, Slloveni, Zvicër, Bosnje e Hercegovinë dhe Maqedoni. Në vitin 2000 ka fituar bursë nga HeinrichBellStiftung.
Ekspozitat personale:
Ligjëron lëndët:
Vizatim II
Vizatim i lirë 2
Vizatim/Ilustrim