Prof. Ass. Dr

Fjolla Trakaniqi

Fjolla Trakaniqi ka lindur ne Pejë, 26, August, 1984.

Arsimimi

Prof. Ass. Dr. Fjolla Trakaniqi më 28 shkurt 2018 mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës pranë Shkollës Doktorale të Universitetit Europian të Tiranës, me temën: “Menaxhimi i kohës në biznesin bashkëkohor (analizë e bizneseve të mesme dhe të mëdha në Kosovë)”, duke u nderuar me titullin Doktor në Shkenca Ekonomike, profili Menaxhim (https://uet.edu.al). Më 26 mars 2011 përfundoi studimet pasuniversitareFakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në drejtimin “Menaxhment dhe Informatikë”, me temën: “Menaxhimi i burimeve të financimit të bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë”, duke fituar titullin Mastër i Shkencave Ekonomike (MSc) (https://uni-pr.edu/). Studimet themelore universitare i përfundoi më 12 korrik 2005 në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, në kuadër të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin Administrim Biznesi (AB) (https://unhz.eu/). Ka diplomuar me notë mesatare mbi nëntë, me temën: “Mundësitë e privatizimit të ndërmarrjeve në kushtet e ekonomisë në tranzicion”. Për rezultatet e larta akademike, është shpërblyer me diplomën “Student i Dalluar” dhe me bursë meritore nga Universiteti i Prishtinës. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në qytetin e Pejës.

 

Përvoja akademike dhe profesionale

Prof. Ass. Dr. Fjolla Trakaniqi ka një përvojë të gjatë dhe të vazhdueshme në arsimin e lartë që nga viti 2007. Fillimisht është angazhuar si asistente në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë (uni-pr.edu), ndërsa nga data 10.11.2011 është emëruar asistente e rregullt. Me themelimin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë (unhz.eu), ajo ka vazhduar kontributin e saj akademik si ligjëruese në Fakultetin e Biznesit nga 12.07.2012 deri më 30.09.2017. Gjatë periudhës 2014–2015, ka shërbyer si Shefe e Departamentit të Administrimit të Biznesit në të njëjtin fakultet dhe ka qenë anëtare e Këshillit Shkencor, ku ka dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin institucional dhe kërkimor të njësisë akademike.

Që nga data 01.10.2018, është e angazhuar si profesoreshë në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB (aab-edu.net), ku vazhdon të jep mësim dhe të zhvilloj veprimtari kërkimore-shkencore në fushën e menaxhimit. Në këtë institucion, gjatë periudhës 2022–2024, ka mbajtur pozitën e bartëses së programit BA në “Marketing dhe Biznes”, duke kontribuar në zhvillimin e kurrikulës dhe mentorimin e studentëve. Që nga viti 2024, ka marrë përgjegjësinë si bartëse e programit BA profesional në Biznes Digjital, me dy specializime: “Inteligjencë Artificiale në Biznes” dhe “Menaxhim i Rrjeteve Sociale”.

Përtej fushës akademike, ka ushtruar funksione të rëndësishme edhe në sektorin menaxherial. Në periudhën 2005–2006, ka mbajtur pozitën Menaxhere në Byronë Projektuese “Jeton” në Prizren, ku ka qenë e përfshirë në menaxhimin e projekteve të zhvillimit ekonomik dhe urban. Prej vitit 2006 ushtron funksionin e Drejtoreshës EkzekutiveOrganizatën Joqeveritare “Qendra e Menaxhimit të Biznesit Rural” në Pejë, duke udhëhequr projekte në mbështetje të ndërmarrjeve rurale dhe të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në komunitet.

 

Prof. Ass. Dr. Fjolla Trakaniqi ka një aktivitet të dendur dhe të qëndrueshëm në arsimin e lartë që nga viti akademik 2007/08, duke kontribuar në programe universitare dhe pasuniversitare në fushat e menaxhimit, marketingut dhe ekonomisë ndërkombëtare. Ajo ka ligjëruar një gamë të gjerë lëndësh teorike dhe praktike, të përqendruara në zhvillimin e njohurive menaxheriale dhe aftësive të të menduarit kritik të studentëve.

Që nga viti 2018 e në vazhdim, është e angazhuar si profesoreshëFakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB, ku ligjëron në programe bachelor. Lëndët që ka ligjëruar përfshijnë: Hyrje në Biznesin Digjital, Parimet e Menaxhimit në Biznesin Digjital, Kontabilisti në Biznes, Trendet e Globalizimit, Strategjitë e Marketingut, Marketingu i Shërbimeve dhe Integrimet Ekonomike Evropiane. Gjatë periudhës 2012–2017, ka shërbyer si ligjëruese në Fakultetin e Biznesit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ku ka mbajtur mësim në lëndë si: Bazat e Menaxhmentit, Bazat e Biznesit, Menaxhimi NVM-ve, Bazat e Marketingut, Ekonomia e Ndërmarrjes, Ekonomia Ndërkombëtare dhe Bazat e Statistikës. Në nivelin master në drejtimet Administrim Biznesi dhe Financa dhe Kontabilitet, ka ligjëruar lëndën: Marketingu për menaxher. Në periudhën 2007–2012, ka qenë asistente në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë (Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”), ku ka asistuar në lëndët: Bazat e Ndërmarrësisë, Sjellja Organizative, Bazat e Biznesit I & II, Bazat e Biznesit në Turizëm dhe Hotelieri. 

Angazhimi në kërkime dhe publikime

Kontributi i sajë në shkencë përfshinë një sërë publikimesh në konferenca dhe revista të indeksuara. Ndër veprat e sajë më të njohura përfshihen:

Publications/Articles 

Trakaniqi, F., Beqiri, TH., & Beqiri, G. (2022). The Impact of Organizational Stress on Manager’s Perfomance. Calitatea Quality Acess to Success, 23(190), 333-341.

 https://doi.org/10.47750/QAS/23.190.35 

Beqiri, T., & Trakaniqi, F. (2021, August). Impact of human resources trainings and knowledge sharing in travel agencies. Knowledge – International Journal, 47(1), 165–169. https://ikm.mk/ojs/index.php/KIJ/article/view/5463

Trakaniqi, F. (2020, December). Effective delegation enables managers to have more time for their priority activities: Case study – Financial businesses and insurance activities in Kosovo. Technium Social Sciences Journal, 14, 511–521.  Link

Trakaniqi, F. (2012). The financing management short term sources of small and medium business. Empirikus: Economic and Social Scientific Journal, (5), 107–121. [Available in print only].

Trakaniqi, F. (2011). Factors affecting the management of financial resources to small and medium. Business Administration: Economic and Social Scientific Journal, (4), 151–160. [Available in print only]. Link

Trakaniqi, F. (2011). Meaning, content and importance of the financial resources of small and medium enterprises in Kosovo. Business Administration: Economic and Social Scientific Journal, (3), 166–177. [Available in print only]. Link

Trakaniqi, F. (2010). The impact of global crisis, identification of key barriers and their impact on the development of financial resources management of small and medium enterprises in Kosovo. Business Administration: Economic and Social Scientific Journal, (2), 145–154. [Available in print only]. Link

Trakaniqi, F. (2010). Training of human resources – Customs resources. Business Administration: Economic and Social Scientific Journal, (1), 102–108. [Available in print only]. Link

Scientific Conferences

Baruti, B., & Trakaniqi, F. (2025, May 13). Sfidat e bizneseve në epokën e inteligjencës artificiale: Adaptimi, etika dhe konkurrenca [Paper presentation]. Konferenca shkencore ndërkombëtare “Inteligjenca artificiale në epokën e transformimit: Mundësitë dhe sfidat”, Kolegji AAB, Prishtinë, Kosovë. Link 

 

Trakaniqi, F. (2017, December). Impact of time management on business performance (Analysis of medium and large businesses in Kosovo). Paper presented at the Fifth Multidisciplinary Scientific Conference “Challenges in developing a strategy on the development of the educational process”, Scientific Bulletin No. 8, Dardania, Peja, Republic of Kosovo. [Hard copy].

Trakaniqi, F. (2017, July 5–6). Effective delegation opportunity for a better management: Case study: Partnership businesses in the Municipality of Peja – Kosovo. International Academic Conference on Management, Economics and Marketing (IAC-MEM), 7, 288–299, Budapest, Hungary.

Trakaniqi, F. (2016). Time management – Challenge of contemporary managers: Case study – Businesses in the Republic of Kosovo. In Proceedings of the International Academic Interdisciplinary Conference on Modern Economics and Social Sciences (pp. 282–297). Georgia.  Link

Trakaniqi, F. (2015, January 26–28). Elimination of stress via time management [Paper presentation]. 2nd IRI Economics Conference, Komárno, Slovakia. Link

 

Trakaniqi, F. (2012, June 1–2). Impact of globalization in economic development [Conference presentation]. In Conference Proceedings of the Second Regional Science Conference with International Participation: “Society Internationalization – Effectivity and Problems” (Year 2, pp. 431–436). Peja, Republic of Kosovo. [Hard copy].

Trakaniqi, F. (2012, April 20–21). The human capital and economic instability in Kosovo [Conference presentation]. In Proceedings of the 4th International Scientific Conference “Economic Policy and EU Integration” (pp. 368–373). Business Faculty, University “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Albania. [Hard copy].

Trakaniqi, F. (2011, October 6–7). Impact of SME and innovation in economic development of Kosovo [Conference presentation]. The Tenth Jubilee International Conference on Business and Employment, Kosova Finance Institute (KFI), Pristina, Republic of Kosovo. [Hard copy].

Trakaniqi, F. (2011, June 3–4). Tourism and the challenges of a sustainable development in Kosovo [Conference presentation]. In Proceedings of the First Regional Science Conference with International Participation: “Stable Local Development – Challenges and Opportunities” (pp. 427–430). Peja, Republic of Kosovo. [Hard copy].

Trakaniqi, F. (2011, April 8–9). Comparative analysis of the banking sector in Kosovo confront that of EU [Conference presentation]. In Proceedings of the Third International Scientific Conference “Economic Policy and EU Integration” (pp. 517–528). Business Faculty, University “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Albania. [Hard copy].

Trakaniqi, F. (2010, October 7–8). The impact and consequences of global crisis reduce foreign investment in Kosovo [Conference presentation]. In Proceedings of the Ninth International Conference of Business and Employment, Kosova Finance Institute (IFK), Pristina, Republic of Kosovo (pp. 647–653). [Hard copy].

Trakaniqi, F. (2006, September 21). Role of the NGO Centre in rural business management: Business development and alleviation of unemployment [Conference presentation]. In Proceedings of the Fifth International Conference of Business and Employment, Kosova Finance Institute (IFK), Pristina, Republic of Kosovo (pp. 280–285). [Hard copy].

Publikime – Tekste universitare

Për nevoja të studentëve ka bërë dy përmbledhje ligjëratash për lëndët: Trendet e Globalizimit (2019). Përmbledhje leksionesh për studentët e Kolegjit AAB – Fakulteti Ekonomik, Prishtinë dhe Bazat e Biznesit (2012). Skenar – leksione të elaboruara për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” – Fakulteti i Biznesit, botuar nga Biblioteka Dukagjini, Pejë.

Aktivitetet shtesë dhe kontributet akademike

Që nga viti 2017, është anëtare e Institutit SCARA – Qendra për Shkencë, Kërkime Akademike dhe Arte, në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në promovimin e kërkimeve ndërdisiplinare dhe në zhvillimin e projekteve me karakter shkencor dhe kulturor. Në vitin 2018, ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë si këshilluese ekonomike në kuadër të projektit White Book 2018European Investors Council (EIC), ku ka ofruar ekspertizë në fushën e politikave makroekonomike, përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes dhe klimës së investimeve në Kosovë (White Book 2018). Gjatë karrierës së saj, ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ka prezantuar punime dhe ka ndarë përvojën e saj akademike dhe praktike në fusha të tilla si menaxhimi, zhvillimi ekonomik dhe digjitalizimi i biznesit. Në aspektin e kontributit akademik, ka shërbyer dhjetëra herë si mentore, kryetare dhe anëtare e komisioneve të diplomimit, si në nivelin bachelorUniversitetin “Haxhi Zeka” – Pejë, ashtu edhe në nivelin masterKolegjin AAB – Fakulteti Ekonomik, duke mbështetur studentët në përgatitjen dhe mbrojtjen e punimeve përfundimtare.

Trajnime

Për të argumentuar angazhimin afatgjatë dhe lidhjen me pozitën e mësimdhënësit, ka investuar në formësimin e sajë si pedagoge duke u angazhuar në Workshope si: “Si të hartohet një artikull shkencor” (16 tetor 2020), “Integriteti Akademik” (21 gusht 2020) dhe trajnime të ndryshme si: “Metodologjia e hulumtimit dhe dizajnimi i instrumenteve të matjes në kërkimet empirike – Moduli I” (19–20 qershor 2025), “Përdorimi i softuerit SPSS në analizimin e të dhënave” (1–2 prill 2025), “Planifikimi dhe menaxhimi i projekteve” (25–26 nëntor 2024), “Planifikimi i projekteve” (4–5 nëntor 2024), “Savings Game Training of Trainers” (23–27 shtator 2024), “Metodologjia e arsimit të lartë nga perspektiva e parimeve të të nxënit të të rriturve” (23 shkurt 2023), “Parimet e vlerësimit të studentëve dhe ndërtimi i notës në AAB” (21 korrik 2022), “Kultura organizative dhe lidershipi” (18 korrik 2022), “Mësimdhënia, vlerësimi dhe hartimi i rezultateve mësimore në AAB” (25 shtator 2021), “Përdorimi i SPSS për analizimin e të dhënave” (14 maj – 11 qershor 2016), “Metodologjia kërkimore dhe aplikimi i statistikës me SPSS” (11–15 shkurt 2016), “Certifikatë Pearson Edexcel Niveli I në ESOL International (CEF B2)” (shtator – dhjetor 2014), “Metodologjia e mësimdhënies” (3–4 qershor 2013), “Përfundimi i kursit për projektin trajnues për mbrojtjen e ambientit” (3–25 korrik 2009), “Politika tregtare dhe funksionimi i Organizatës Botërore të Tregtisë” (4 shtator – 8 tetor 2007), “Krijimi dhe zhvillimi i bizneseve të reja në zonat rurale në kushtet e ekonomisë në tranzicion” (23 shkurt – 19 mars 2005), “Kurs intensiv për shfrytëzimin e kompjuterëve personalë (PC)” (20 janar – 23 prill 2002), “Anglishtja për biznes I” (18 tetor – 18 nëntor 1999).

Aftësi dhe kompetenca ndërpersonale

Me një karrierë të pasur që përfshin menaxhimin e ndërmarrjeve private, organizatave joqeveritare, arsimin e lartë dhe angazhimin në projekte zhvillimore, ka ndërtuar një profil profesional multidisiplinar dhe me vizion të qartë zhvillimi. Gjatë këtij rrugëtimi profesional, ka qenë e dalluar për aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese, duke bashkëpunuar në mënyrë efektive me studentë, kolegë akademikë, udhëheqës institucionalë dhe përfaqësues të palëve të jashtme.

Ka dëshmuar vazhdimisht sukses në menaxhimin e kohës, burimeve dhe prioriteteve, si dhe në zgjidhjen e problemeve dhe përballimin e situatave të ndërlikuara. Ka vepruar me efikasitet si në punë ekipore, ashtu edhe në mënyrë të pavarur, duke ruajtur standard të lartë profesional dhe etik në çdo detyrë të marrë.

Gjithashtu, zotëron njohuri të avancuara në përdorimin e teknologjisë së informacionit, duke përfshirë aplikacionet më të përdorura në mjediset akademike dhe menaxheriale, të cilat i ka aplikuar me lehtësi në analizë të të dhënave, përgatitje të raporteve dhe prezantime profesionale.