Msc. Hajrije Omaj-Qela ka lindur më 20 nëntor 1993 në Prizren, ku përfundoi shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2016, diplomoi në Kolegjin Rezonanca në Prishtinë në drejtimin “Infermieri”. Ndërsa në vitin 2019, përfundoi studimet postdiplomike në të njëjtin institucion, ku fitoi titullin Master i Shkencave të Infermierisë.
Përvoja e saj profesionale filloi si infermiere në Spitalin Aloka nga viti 2016 deri në vitin 2018. Nga viti 2018, filloi punën si infermiere në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në kuadër të Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, ku vazhdon të ushtrojë profesionin me përkushtim dhe përgjegjësi.
Në vitin 2019, filloi punën si ligjëruese në Kolegjin AAB në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore, në kuadër të programit të Infermierisë. Msc. Omaj-Qela, përmes angazhimit klinik dhe akademik, synon të kontribuojë në avancimin e profesionit të infermierisë dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor.