Prof. ass. dr.

Hysen Kasumi

Dekan

Hysen Kasumi u lind më 03 shtator 1976, në Rahovicë – Preshevë.Ka mbaruar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Katedra e Gjuhës dhe të Letërsisë Angleze.Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit Europian të Tiranës, Departamenti Psikologji – Pedagogji, me temë: “Strategji dhe Metoda Efektive të Rritjes së Cilësisë së Përvetësimit të Gjuhës Angleze”.

Ka përvojë pune nga viti 2000 si mësimdhënës i Gjuhës Angleze në disa shkolla private dhe publike si “The Cambridge School”,Shkolla e Mesme Ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, poashtu edhe në institucione të Republikës së Kosovës si: Bankë Kombëtare, Ministri të Punëve të Brendshme, Ministri të Punëve të Jashtme, Agjension Kadastral të Kosovës, Parlamentin e Kosovës, etj. Ai ka punuar edhe si përkthyes për disa organizata ndërkombëtare si: OSBE dhe Mjekët pa Kufi.

Si ligjërues i Gjuhës Angleze HysenKasumi punon në Kolegjin AAB që nga viti 2012 ku edhe ligjëron lëndën “Metodologjia e Mësimdhënies së Gjuhës Angleze”. Ai poashtu ligjëron edhe në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë nga viti 2008, si ligjërues i lëndës “Anglishtja e Mjekësisë”.

Ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare, në fushën e Metodologjisë së Mësimdhënies.

Është dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB.

Publikimet:

Applicability of Kosovo Curriculum for English language in upper secondary schools
CLASS SIZE IN CORRELATION WITH STUDENTS PERFORMANCE IN ENGLISH LANGUAGE

Ligjëron lëndët:

Të shkruarit e temës së diplomës

Metodologjia e mësimdhënies së gjuhës angleze

Gjuhë angleze

CV