Prof. Ass. Dr. Ilir Rexhepi ka lindur më 12 Prill 1977 në Ramnabuqe, Bujanoc, ku përfundoi edhe shkollimin fillor. Gjimnazin “Zenel Hajdini” e perfundoi ne Gjilan. Në vitin 2005, diplomoi në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore të Universitetit të Prishtinës (https://uni-pr.edu/) dhe ka ndjekur trajnime të avancuara në menaxhment dhe udhëheqje neper institucione e organizata me prestigjioze boterore . Ndërsa, në vitin 2010 si bursist i Konferences se Rektorateve te Universiteteve Gjermane (HRK) përfundoi studimet posdiplomike në Universitetin Publik te Shkencave Ekonomike, në kuader te Fakultetit te Menaxhimit, ne Bukuresht (, , ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave (Mr.Sc).
Prof. Ass. Dr. Ilir Rexhepi ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe programesh të avancuara profesionale dhe akademike në institucione të njohura ndërkombëtare, duke demonstruar përkushtim të vazhdueshëm ndaj ngritjes së kapaciteteve dhe përmirësimit të vazhdueshëm profesional.
Ai është i certifikuar si Menaxher i Cilësisë dhe Auditor i Brendshëm dhe i Jashtëm sipas standardeve ndërkombëtare ISO 9001, nga organizata prestigjioze si Deutsche Gesellschaft für Qualität (DGQ), European Organization for Quality (EOQ) dhe Bureau Veritas. Gjithashtu, ai ka përfituar akreditim ndërkombëtar si Konsulent i Certifikuar për Menaxhim (CMC) nga ICMCI, SHBA dhe Menaxher i Projekteve nga Project Management Institute (PMI), SHBA.
Në fushën e arsimit të lartë dhe mësimdhënies për të rritur, Prof. Rexhepi ka ndjekur trajnime të rëndësishme në metodologjinë e mësimdhënies në arsimin e lartë, si dhe mësimdhënien e bazuar në kërkime shkencore. Ai gjithashtu ka qenë pjesëmarres aktiv në programe trajnuese ndërkombëtare ane e mbane botes ne tema si: Transitioning Effectively to Online Teaching dhe Re-thinking Student Assessment in Online Learning; Investment Planning and Financial Modelling; Study Visit at the German Employment and Vocational Training System në Berlin, me mbështetjen e Komisionit Evropian; Training of Trainers – Planifikimi dhe Menaxhimi Strategjik dhe Marketing Efektiv; Manaxhimi i Shërbimit Civil dhe Administratës Publike në Qendrën Evropiane për Administratë Publike, Menaxhimi i Shërbimeve Publike dhe Udhëheqja e Zgjedhur në kuadër të programeve të Stabilitetit për Rajonin e Ballkanit. Ai gjithashtu ka qenë pjesëmarrës dhe trajner në dhjetëra trajnime rajonale dhe evropiane që trajtojnë tema si: menaxhimi i diversitetit etnik, ndërtimi i kapaciteteve të qeverisjes vendore, menaxhimi i burimeve njerëzore, Menaxhimi i Projekteve, ndërtimi i transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike, si dhe menaxhimi i trajnimeve pjesëmarrëse dhe komunikimi strategjik.
Kjo përvojë e pasur dhe shumëdimensionale e ka bërë Prof. Rexhepin një prej ekspertëve më të kërkuar në fushën e menaxhimit të cilësisë, menaxhimit te projekteve, menaxhimit dhe udheheqjes, menaxhimit te investimeve, marketingut, administratës publike, zhvillimit të kapaciteteve dhe arsimit të lartë në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit.
Në vitin 2017 ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës në Universitetin Europian të Tiranës, me temën: “Analiza e Sistemit te Menaxhimit te Cilesise ne Sektorin e Sherbimeve (Rasti i shtate institucioneve publike ne Kosove”, duke fituar titullin Doktor i Shkencave Ekonomike, në profilin Menaxhim (www.uet.edu.al).
Prof. Rexhepi është pjesë e stafit akademik të Kolegjit AAB që nga viti 2012, ku ligjëron lëndët nga fusha e Menaxhimit, Udheheqjes; Menaxhimit të Projekteve dhe Investimeve dhe Marketingut dixhital dhe mediave sociale në kuadër të studimeve master në Fakultetin Ekonomik dhe në atë të Shkencave Mjekësore. Aktualisht është anëtar i Komisionit për Sigurimin e Cilësisë në Kolegjin AAB.
Përvoja e tij profesionale përfshin më shumë se 25 vite pune aktive ne pozita te ndryshme udheheqese dhe menaxheriale, si dhe në menaxhimin dhe zbatim te projekteve te ndryshme zhvillimore ndërsektoriale, ndërtim kapacitetesh, menaxhim të cilësisë dhe hulumtime shkencore për organizatat më të njohura ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë si: Banka Botërore, Komisioni Evropian, Programi IPA, GIZ, NATO/KFOR, BERZH, Lux Development, Global Fund, Hifab, etj.
Ai ka menaxhuar gjithashtu projekte të rëndësishme për institucionet vendore si: Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Zyra e Kryeministrit, Zyra e Presidentit, Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Njësia e Inteligjencës Financiare, Gjykata Kushtetuese, Ministria e Administratës Publike, Zyra Kombëtare e Auditimit, Administrata Tatimore e Kosovës, për pothuajse të gjitha Ndërmarrjet Publike Rajonale, agjenci shtetërore dhe universitete publike, si dhe për shumicën e komunave dhe bizneseve në Kosovë dhe rajon.
Prof. Rexhepi pergjate 25 viteve te kaluara ka ushtruar funksione të rëndësishme udhëheqëse në institucione publike dhe private si: Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, Aid for Aid UK, Ministria e Transportit dhe poste telekomunikacionit, Ministria e Arsimit (në bashkëpunim me Bankën Botërore), etj. Në vitet 2015 dhe 2019 është emëruar dhe ri-emruar nga Qeveria e Kosovës si Drejtor i Bordit të Drejtorëve dhe Anëtar i Komitetit të Auditimit në Ndërmarrjen Publike Rajonale “Ujësjellësi Rajonal Prishtina” Sh.A. Nga fillimviti 2024 ka sherbyer si drejtor i Bordit dhe Kryetar i Komitetit te Auditimit ne kompanine e sigurimeve Sigkos Sh.A. ku aktualisht sherben edhe si CeO.
Përveç karrierës menaxheriale dhe akademike, Prof. Rexhepi ka ndjekur trajnim dhe certifikim të avancuar dhe kualifikues profesional ndërkombëtar në fusha kyçe të menaxhimit të projekteve dhe të cilësisë, duke u bere keshtu edhe anetar i organizatave me prestigjioze nderkombetare si:
Prof. Ass. Dr. Ilir Rexhepi përfaqëson një profil të lartë të integruar ndërmjet akademisë, menaxhimit të sektorëve publik e privat, zhvillimit organizativ dhe avancimit të sistemeve të cilësisë dhe projekteve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google schoolar. Ndër punimet e tij shkencore më të njohura jane:
Arifaj, A.H. , Rexhepi, I., & Baruti, B.H. (2024). The impact of corporate governance and share capital structure on corporate social responsibility. Scientific Bulletin of Mukachevo State University. Series “Economics”, 11(4), 68-80. https://doi.org/10.52566/msu-econ4.2024.68
Rexhepi, I., Ismajli, N., & Shabani, G. (2022). Measuring the perception of quality management primary healthcare services through SERVQUAL model. Corporate Governance and Organizational Behavior Review, 6(3), 97–111. https://doi.org/10.22495/cgobrv6i3p9
Rexhepi, I. and Vladi, B. (2016). Managing the Quality of Behavior on HIV among injecting drug users in Prishtina. European Journal of Research and Reflection in Management Sciences Vol 4 (3). https://www.idpublications.org/wp-content/uploads/2016/04/Abstract-MANAGING-THE-QUALITY-OF-BEHAVIOR-ON-HIV-AMONG-INJECTING-DRUG-USERS-IN-PRISHTINA.pdf
Rexhepi, I. and Vladi, B. (2015).Talent Management and Organizational Quality Improvement. (2015). Academic Journal of Interdisciplinary Studies, 4(3), 157.
https://www.richtmann.org/journal/index.php/ajis/article/view/8174
Rexhepi, I. (2015). Organizational culture effects over the implementation of total quality management in public institutions – Kosovo case. Progressive Academic Publishing, UK. Progressive Academic Publishing, UK, p. 92 – 101. https://www.idpublications.org/wp-content/uploads/2015/05/ORGANIZATIONAL-CULTURE-EFFECTS-OVER-THE-IMPLEMENTATION-OF-TOTAL-QUALITY-MANAGEMENT-IN-PUBLIC-INSTITUTIONS-KOSOVO-CASE.pdf
Rexhepi, I. and Ismajli, N. (2014). The impact of quality management set up system over the success of civil aviation authority services in Kosovo. International Multidisciplinary Scientific GeoConference Surveying Geology and Mining Ecology Management, SGEM, volume 3, number 5, pages 715-722, http://www.scopus.com/inward/record.url?eid=2-s2.0-84946740658&partnerID=MN8TOARS
Ismajli, N. and Rexhepi, I. (2014). The impact of human resources in development of rural tourism in Kosovo. International Multidisciplinary Scientific GeoConference Surveying Geology and Mining Ecology Management, SGEM, volume 3, number 5, pages 455-462, http://www.scopus.com/inward/record.url?eid=2-s2.0-84946712860&partnerID=MN8TOARS
Vladi, B. and Rexhepi, I. (2012). Modeli i inovacionit te Hapur dhe forcimi i raporteve bashkepunuese nder-organizative ne shoqerine shqiptare. Revista Shkencore – Economicus – Sipermarrja dhe Inovacioni : Reviste shkencore e Fakultetit Ekonomik. – Tirane, Volumi 1 Nr 9, faqe 127 – 139
Punimet tjera shkencore:
Angazhimi Publik – Përveç angazhimeve të tij në sferën akademike dhe menaxheriale, Prof. Ass. Dr. Ilir Rexhepi njihet në jetën publike edhe si Ekspert dhe drejtues i shumë projekteve zhvillimore kombëtare dhe ndërkombëtare, me një karrierë të gjerë si udheheqes publik e menaxher projektesh për institucione të rëndësishme vendore e ndërkombëtare.
Përgjatë këtij roli, ai ka kontribuar në fusha si:
Gjithashtu, ai është anëtar aktiv i institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare profesionale, si:
E gjithë kjo dëshmon për një profil të fuqishëm publik dhe profesional që tejkalon ambientin universitar dhe kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimet socio-ekonomike të vendit dhe rajonit.
Përvoja e tij shumëvjeçare si drejtues projektesh në institucione qendrore e ndërkombëtare si dhe roli i tij si ligjërues universitar e kanë pozicionuar si një zë me peshë në sferën publike dhe akademike, duke ndikuar në mënyrë konstruktive në hartimin e politikave zhvillimore strategjike dhe reformat institucionale.
Në shumë raste, ai ka ofruar qasje praktike, të bazuar në standarde ndërkombëtare dhe përvoja të suksesshme ndërkombëtare, duke ndihmuar opinionin publik dhe vendimmarrësit të kuptojnë më mirë sfidat dhe mundësitë në zhvillimin institucional dhe qeverisjen efektive.
Prof. Ass. Dr. Ilir Rexhepi, duke u mbështetur në përvojën e tij të gjatë si drejtues projektesh për institucione vendore dhe ndërkombëtare si Banka Botërore, GIZ, Komisioni Evropian dhe institucione qeveritare të Republikës së Kosovës, ka ofruar qasje të balancuara, praktike dhe të orientuara drejt reformës dhe zhvillimit institucional. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në formësimin e mendimit profesional dhe publik në fusha si: qeverisja dhe udhëheqja efektive, menaxhimi i projekteve dhe investimeve, qeverisja korporative, inovacioni, menaxhimi i cilësisë, si dhe rritja e transparencës dhe përmirësimi i produkteve dhe shërbimeve publike dhe private.
Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.