Prof.Ass. Iliriana Bajrami ka lindur më 22 korrik 1991 në Lipjan. Shkollimin fillorë dhe të mesëm e përfundoi në Prishtinë. Në vitin 2014 diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Studimet posdiplomike i përfundoi në të njëjtin Universitet në vitin 2017 në drejtimin e të Drejtës Kushtetuese-Administrative, duke fituar titullin Magjistër i Shkencave Juridike. Ndërsa në vitin 2023, mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës me temë “Roli i qytetarëve dhe shoqërisë civile në vendimmarrjen e administratës publike në Republikën e Kosovës” në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave profili Qeverisje dhe Administratë Publike.
Përvoja e saj profesionale përfshin angazhime të shumta akademike dhe institucionale. Në sektorin publik, ajo ka shërbyer në pozita të larta menaxheriale në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), si: Udhëheqëse e Divizionit për Integrime Evropiane (2023–2024), Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim të Politikave (2023), Zyrtare e Lartë për Integrime Evropiane (2015-2022).
Gjithashtu ka qenë Koordinatore e projektit “Komunat për të Rinjët”, në bashkëpunim me Qeverinë Japoneze, Bankën Botërore dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe ka kontribuar si trajnere në OJQ-në EEI – Education Empowerment Initiative.
Që nga viti 2024, është ligjëruese e rregullt në Kolegjin AAB ku mban lëndë në fushën e administratës publike. Gjithashtu prej vitit 2018 ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në arsimin e lartë në Kolegjin “Rezonanca”.
Punimet shkencore dhe konferencat, kontributi i saj përfshin një sërë publikimesh në revista ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në konferenca:
Konferenca ndërkombëtare:
Trajnime profesionale të rëndësishme:
Prof.Ass Iliriana Bajrami është një profesioniste e përkushtuar në fushën e së drejtës, administratës publike dhe qeverisjes. Me përvojë të gjerë në sektorin publik dhe privat, ajo përfaqëson një profil të fuqishëm me vizion për zhvillim institucional, integrim evropian dhe arsim cilësor në Kosovë.
Është e martuar, ka një fëmijë dhe jeton në Prishtinë.