PhD.C

Kaltrina Cerkini

Kaltrina Bajraktari ka lindur më 2 janar 1994 në Ferizaj, ku kreu arsimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2015, diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB në drejtimin “Banka, Financa dhe Kontabilitet” ndersa në vitin 2017, përfundoi studimet master në Universitetin e Prishtinës në drejtimin “Menaxhment dhe Teknologji” . Aktualisht, është në fazën përfundimtare të studimeve të doktoratës në Universitetin e Shën Klementit në Manastir (Maqedonia e Veriut), në drejtimin “Biznes Ndërkombëtar”.

Përvoja e saj profesionale përfshin role në fushat e financës, marketingut dhe cilësisë institucionale. Ka punuar si Zyrtare Financiare (2014–2016), Koordinatore e Cilësisë në Akademinë KAS (2015–2017), dhe Zyrtare për Marketing (2016–2018), duke kontribuar në ndërlidhjen midis analizës financiare, komunikimit strategjik dhe menaxhimit të cilësisë.

Nga viti 2019 e deri më sot, është pjesë e stafit të rregullt akademik në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB, ku asistonne ligjerimin e lëndëve në fushën e statistikës dhe matematikës së aplikuar në ekonomi. Prej vitit 2025 është e angazhuar si Hulumtuese e Re në projektin ndërkombëtar Horizon Europe – EduLab.

Fushat e saj të interesit përfshijnë biznesin ndërkombëtar, statistikën e aplikuar, ekonominë e zhvillimit, dhe analizën e politikave publike

Punime shkencore:

  • Bajraktari, K., & Kostoska, O. COVID-19 and International Business: Insights and Policy Challenges. IBANESS Journal, 2022.
  • Bajraktari, K., Trajkova, N., & Kostoska, O. Big Shocks and Its Impact on Enterprises. IBANESS Conference Proceedings, 2022.
  • Bajraktari, K., Bajrami, R., & Hashani, M. The Impact of International Trade Freedom on Economic Growth: Evidence from the Western Balkans. Corporate & Business Strategy Review, 2023.
  • Bajraktari, K., Cerkini, B. Impact of Technological Innovation in Business Development in Kosovo, MAC-MME, Prague, 2016.

Ajo ka njohuri te avancuara për përdorimin e mjeteve si SPSS, Power BI, dhe ka njohuri bazë në SQL dhe flet rrjedhshem gjuhen angleze.