Prof. Ass. Dr

Luan Jaha

Profesor

Luan Jaha është Profesor Asistent në Fakultetin e Stomatologjisë dhe Fakultetin e Infermierisë në Kolegjin AAB. Ai ushtron detyrën si profesor i Kirurgjisë, Cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe Trendeve në menaxhimin shëndetësor në këtë institucion.

Gjatë karrierës akademike, Luan Jaha ka mbajtur pozitat si Profesor i Kirurgjisë në Fakultetin e Stomatologjisë në Kolegjin AAB, si dhe profesor i lëndës Cilësia në kujdesin shëndetësor në Programin Master të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, po në Kolegjin AAB. Ai ka ligjëruar gjithashtu lëndën Trendet në kujdesin shëndetësor në të njëjtin program dhe fakultet.

Për disa vite akademike radhazi (2019/2020, 2020/2021, 2021/2022), ai ka qenë profesor i Kirurgjisë dhe kujdesit kirurgjik infermieror në Fakultetin e Infermierisë në Kolegjin AAB. Brenda të njëjtave vite, ka mbajtur ligjërata edhe në Fakultetin e Sportit dhe Edukimit Fizik të Kolegjit AAB si profesor i lëndës Aspektet e avancuara të biomekanikës dhe profesor i Anatomisë në Programin Master të këtij fakulteti.

Nga viti akademik 2014/2015 deri më 2016/2017, ka qenë profesor i lëndës Edukimi fizik special në Fakultetin e Sportit dhe Edukimit Fizik në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu, ka ligjëruar lëndën Lëndimet në sport dhe ndihma e parë në të njëjtin fakultet dhe universitet gjatë atyre viteve.

Për disa vite ka shërbyer si asistent në lëndën Kirurgji e përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (2010/2011, 2013/2014, 2015/2015).

Luan Jaha është anëtar (fellow) i Kolegjit të Kirurgëve të Amerikës, anëtar i Shoqatës së Kirurgëve Vaskularë dhe Endovaskularë të Evropës, si dhe anëtar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Aktualisht ushtron funksionin e Zëvendës Kryetarit të Shoqatës së Kirurgëve të Kosovës dhe Zëvendës Kryeredaktor i Kosova Journal of Surgery. Për më tepër, ka qenë Kryetar i Komitetit shkencor të Kongresit të 4-t dhe të 5-të të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Në fushën e kërkimit shkencor, ka botuar punime në Scopus dhe Web of Science, ndër to përfshihen:

  • Surgical management of extracranial internal carotid artery aneurysm-Case report and literature review, Rep. 2023 Oct 3;11(10):e8015. Link
  • Massive hematuria due to an autogenous saphenous vein graft and urinary bladder fistula in an extra-anatomic iliofemoral bypass: a case report, J Med Case Rep. 2019 Dec 8;13(1):359. Link
  • A Decade of civilian vascular trauma in Kosovo, World Journal of Emergency Surgery 2012, 7:24. Link
  • Bullet embolization to the external iliac artery after gunshot injury to the abdominal aorta: a case report, Journal of Medical Case Reports. 2011 Aug 5;5(1):354. Link
  • Severe injury to the brachial neurovascular bundle and muscles due to a horse bite: a case report, Journal of Medical Case Reports. 2021 Dec;15(1):1-5. Link
  • Surgical management of renal cell carcinoma with subhepatic inferior vena cava tumor thrombus: a case report and review of the literature, Journal of Medical Case Reports. 2024 Apr 23;18(1):201. Link
  • Gallbladder ascariasis in Kosovo – focus on ultrasound and conservative therapy: a case series, J Med Case Rep. 2018 Jan 13;12(1):8. Link
  • Characteristics of rotavirus diarrhea in hospitalized children in Kosovo, Mater Sociomed. 2014 Oct;26(5):335-8. Link
  • Clinical dilemmas and surgical treatment of penoscrotal, scrotal and perineal hypospadias, Bosnian Journal of Basic Medical Sciences 2009:9(3):229-234. Link

Në fushën e botimeve profesionale, ai ka botuar këto libra:

  • Sëmundjet e venave, Botimi i dytë, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, 2024
  • Kirurgjia për infermierë, Shtëpia Botuese Artrini, 2022
  • Kirurgjia e enëve viscerale të gjakut, Universiteti i Prishtinës, 2018
  • Sëmundjet venave, Botimi i parë, Universiteti i Prishtinës, 2003

Sa i përket kualifikimeve akademike, Luan Jaha është Doktor i Mjekësisë nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Zagrebit, Republika e Kroacisë (1992). Ai ka fituar titullin Magjistër i Shkencave të Mjekësisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës (2006) dhe titullin Doktor i Shkencave të Mjekësisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti “Kiril i Metodije” në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut (2013).

Angazhimin e tij akademik e ka nisur si Asistent në lëndën Kirurgji në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 2010, ndërsa që nga viti 2020 është Profesor Asistent i Kirurgjisë dhe kujdesit kirurgjik infermieror në Kolegjin AAB, Republika e Kosovës.