Bsc.

Mustafë Buzoku

Mustafë Buzoku u lind më 01.05.1987 në Prishtinë, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2005 diplomoi në Sh.m.m. Dr. Ali Sokoli – Drejtimi Teknik i Radiologjisë.

Në vitin 2016, diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa, në vitin 2021 përfundoi studimet posdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin “Kontrata dhe e drejta komerciale”, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave Juridike (Mr.Sc).

Në vitin 2020 diplomoi në Kolegjin AAB, Bsc i Shkencave në Radiologji. Gjatë studimeve u angazhua si Mentor Klinik në QKUK Klinika e Radiologjisë.

Përvoja e tij profesionale filloi në Migros Commerce Company në Prishtinë gjatë vitit 2010. Në vitin 2011 vazhdoi punën në Spitalin ALOKA në pozitën teknik i radiologjisë.

Nga viti 2012 deri në 2018 vazhdoi punën në IHC – International Health Center në pozitën Kryeteknik i Radiologjisë.

Gjatë vitit 2018–2020 punoi në Sante Plus Prishtinë dhe në Poliklinikën CT Scanner.

Nga viti 2019 u punësua në SHSKUK-QKUK në Klinikën e Radiologjisë ku vazhdon ende punën si Teknik i Radiologjisë. Gjatë periudhës së punës në QKUK, në vitet 2021–2023 ka qenë U.D Kryeteknik i Repartit të Angio Sallës në repartin e diagnostikës së Neuroradiologjisë me Radiologji Intervente në Klinikën e Neurologjisë QKUK.

(2021) – U realizua për herë të parë Rezonanca Magnetike e tërë trupit në QKUK, të cilën teknikisht e realizoi Mustafë Buzoku – https://ekonomiaonline.com/klinika-e-radiologjise-kryen-per-here-te-pare-rezonancen-magnetike-te-tere-trupit/.

Mustafë Buzoku aktivitetin akademik e ka filluar në vitin 2020 në Kolegjin AAB si Profesor dhe Kordinator i Praktikave Radiologjike. Ka qenë dy herë përfaqësues para ekspertëve për akreditim të programit BA – Teknik i Radiologjisë – https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/FR-AAB_MSc_HealthManagement_FinalReport.pdf

Në vitin 2023 themeloi Shoqatën e Teknikëve të Radiologjisë së Kosovës – SHTRK, ku edhe ushtron pozitën e Kryetarit. Shoqata është anëtare e Federatës Europiane të Radiografëve – EFRS.

Punime shkencore

(2024) Hepatobiliary Scintigraphy as a Diagnostic Tool in the Evaluation and Differentiation of Biliary Atresia from Neonatal Hepatitis – https://actascientific.com/ASMS/ASMS-09-1998.php

Disa nga Trajnimet dhe Konferencat
  • (2021) – Acibadem, Turqi – Trajnim për “Stroke Center”
  • (2023) – Ligjërues në OIK për rrezatim jonizues dhe mbrojtje
  • (2024) – Kongresi Europian i Radiologjisë, Vjenë
  • (2024) – Kongresi i gjashtë i radiografëve, Portoroz – https://aab-edu.net/profesori-i-fakultetit-te-radiologjise-merr-pjese-ne-kongresin-e-gjashte-te-radiografeve-ne-portoroz/
  • (2024) – Ligjërues në Ditën Botërore të Radiologjisë – https://aab-edu.net/en/the-world-day-of-radiology-is-celebrated-the-international-conference-of-radiology-begins/
  • (2024) – Kongresi i parë ndërkombëtar i imazherisë – https://urdhriinfermierit.org/kongresin-e-pare-nderkombetar-te-teknikeve-te-imazherise/
  • (2025) – Kongresi Europian i Radiologjisë (ECR 2025), Vjenë – https://urdhriinfermierit.org/kongresin-e-pare-nderkombetar-te-teknikeve-te-imazherise/
Disa nga Ligjëratat Publike Informuese
  • (2025) – Rezonanca Magnetike e Fetusit – https://telegrafi.com/rezonanca-magnetike-e-fetusit-per-diagnoze-te-sakte-dhe-nje-shtatzeni-te-sigurt/
  • (2024) – Përgatitja për Rezonancë Magnetike – https://telegrafi.com/pergatitja-e-pacienteve-per-imazhimin-rezonance-magnetike-si-te-mposhtim-friken-nga-imazheria/
  • (2024) – Rezonanca Magnetike e gjithë trupit – https://telegrafi.com/rezonanca-magnetike-e-gjithe-trupit-teknologji-e-perparuar-per-diagnostikim-modern/

Ass. Mustafë Buzoku është një profesionist i përkushtuar në fushën e kujdesit shëndetësor, me fokus në teknologjinë mjekësore dhe imazherinë radiologjike. Ai është aktiv në Kolegjin AAB si Kordinator i Praktikave Radiologjike dhe udhëheqës i Shoqatës së Teknikëve të Radiologjisë.

Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.