Bsc.

Mustafë Buzoku

Mustafë Buzoku u lind më 01.05.1987 në Prishtinë, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2005 diplomoi në Sh.m.m. Dr. Ali Sokoli – Drejtimi Teknik i Radiologjisë.

Në vitin 2016, diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (https://uni-pr.edu/) .  Ndërsa, në vitin 2021 përfundoi studimet posdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin                     “Kontrata dhe e drejta komerciale” ,ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave Juridike (Mr.Sc).

Në vitin 2020 diplomoi në Kolegjin AAB, Bsc i Shkencave në Radiologji (Kolegji AAB). Gjatë studimeve u angazhua si Mentor Klinik në QKUK Klinika e Radiologjisë.

Përvoja e tij profesionale filloi në Migros Commerce Company  (MIGROS Group) në Prishtinë gjatë vitit 2010. Në vitin 2011 vazhdoi punën në Spitalin ALOKA (Spitali Aloka – Spitali Aloka) në pozitën teknik i radiologjisë.

Nga viti 2012 deri në 2018 vazhdoi punën në IHC – International Health Center (www.ihc-kos.com)  në pozitën Kryeteknik i Radiologjisë.

Gjate vitit 2018/2020 punoi në Sante Plus Prishtinë dhe në Poliklinikën CT Scanner

Nga viti 2019 u punësua në SHSKUK-QKUK në Klinikën e Raiologjisë (SHSKUK) ku vazhdon ende punën si Teknik i Radiologjisë.  Gjatë periudhës së punës në QKUK, viti 2021/2023 ka qenë U.D Kryeteknik i Repartit të Angio Sallës në repartin e diagnostikës së Neuroradiologjisë me Radiologji Intervente në Klinikën e Neurologjisë QKUK.

(2021) – U realizua për herë të parë Rezonanca Magnetike e tërë trupit në QKUK, të cilën teknikisht e realizoi Mustafë Buzoku – Klinika e Radiologjisë kryen për herë të parë Rezonancën Magnetike të tërë trupit – Ekonomia Online

Mustafë Buzoku aktivitetin akademik e ka filluar në vitin 2020 në Kolegjin AAB si Profesor dhe Kordinator i Praktikave Radiologjike ku vazhdon ende punën, si dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë dy herë përfaqësues para ekspetëve për akreditim të programit  BA – Teknik të Radiologjisë.    FR-AAB_MSc_HealthManagement_FinalReport.pdf

Në vitin 2023 themeloi Shoqatën e Teknikëve të Radiologjisë së Kosovës SHTRK, ku edhe ushtron pozitën e Kryetarit të Shoqatës. Shoqata është antare e Federatës Europiane të Radiografëve EFRS.

Punimet shkencore

(2024) Hepatobiliary Scintigraphy as an Diagnostic Tool in the Evaluation and Differentiation of Biliary Atresia from Neonatal HepatitisLuljeta Z Abdullahu1*, Ismet Bajrami1*, Bujar Gjikolli2, Basri Z Lenjani3, Vjollca I Dedushaj Fazliu4, Fitore Murati5 and Mustafë Buzoku2

Acta Scientific | International Open Library | Open Access Journals Publishing Group

Disa nga Trajnimet dhe Konferencat

(2021) – Acibadem Turki – Trajnim për “ Stroke Center “

(2023) Ligjërues në OIK për Teknik të Raiologjisë – Rrezatimi jonizues, përdorimi dhe mbrojtja nga rrezatimi në diagnostikën mjekësore

(2024) Pjesëmarrës në Kongresin Europian të Radiologjisë në Vjenë-

(2024) Pjesëmarrës në Kongresin e gjashtë të radiografëve në Portoroz – Profesori i Fakultetit të Shkencave Shëndetësore merr pjesë në kongresin e gjashtë të radiografëve në Portoroz – Kolegji AAB

(2024) Ligjërues në Ditën Botërore të Radiologjisë – “ Roli i teknikut të radiologjisë në shëndetësi” dhe “ Rezonanca Magnetike e Fetusit”  The World Day of Radiology is celebrated – the International Conference of Radiology begins – Kolegji AAB

(2024) Pjesëmarrës në Kongresin e Parë ndërkombëtar të imazherisë dhe radioterapis të organizuar nga Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë KONGRESI Ι-RË NDËRKOMBËTAR I TEKNIKËVE TË IMAZHERISË | UISH

(2025) Pjesëmarrës në Kongresin Europian të Radiologjisë në Vjenë – Profesori i Kolegjit AAB pjesëmarrës në Kongresin Europian të Radiologjisë (ECR 2025) – Kolegji AAB

Disa nga Ligjëratat publike informuese

(2025) Rezonanca Magnetike e Fetusit për diagnozë më të saktë dhe një shtatzëni më të sigurt- Rezonanca magnetike e fetusit për diagnozë më të saktë dhe një shtatzëni më të sigurt! – Telegrafi – Telegrafi

(2024) Përgatitja e pacientëve për Rezonancë Magnetike: Si të mposhtim frikën nga imazheria – Përgatitja e pacientëve për Rezonancë Magnetike: Si të mposhtim frikën nga imazheria – Telegrafi – Telegrafi

(2024) Rezonanca Magnetike e gjithë trupit – Teknologji e përparuar për diagnostikim modern – Rezonanca Magnetike e gjithë trupit – Teknologji e përparuar për diagnostikim modern – Telegrafi – Telegrafi

Ass. Mustafë Buzoku është një profesionist i përkushtuar në fushën e kujdesit shëndetsor, me fokus të veçantë në teknologjinë mjekësore dhe imazherinë radiologjike. I angazhuar në pjesën akademike qe disa vite në Kolegjin AAB si Kordinator i Praktikave Radiologjike, duke vazhduar edhe angazhimin e tij më të ri që është udhëheqja e Shoqatës së Teknikëve të Radiologjisë.

Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.