Prof. Asoc. Dr

Nakije Kida

Profilet Akademike dhe Kërkimore:

https://orcid.org/0000-0002-2273-5679

https://scholar.google.com/citations?user=aYynLqwAAAAJ 

https://independent.academia.edu/NakijeKida1

https://www.scopus.com/authid/detail.uri?authorId=57221163359

https://www.scopus.com/authid/detail.uri?authorId=59925184400

https://www.webofscience.com

https://www.researchgate.net/profile/Nakije-Kida

Prof. Asoc. Dr. Nakije Kida – Arsimimi 

Prof. Asoc. Dr. Nakije Kida ka lindur më 03 Mars 1968Cërmjan, Gjakovë, Kosovë. Ajo kreu shkollimin fillor në vendlindje, në shkollën fillore të Cërmjanit. Arsimin e mesëm e nisi në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, ku përfundoi dy vitet e para në drejtimin e përgjithshëm, ndërsa dy vitet e tjera i përfundoi në drejtimin Ekonomi, në Shkollën e Mesme Ekonomike “Luigj Gurakuqi” në Klinë, Kosovë. Ky formim i hershëm arsimor krijoi themelin për zhvillimin e saj të mëtejmë profesional në fushën e ekonomisë dhe financave.

Në vitin 1996, ajo diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin “Ekonomia e Organizatës së Punës së Bashkuar”, me temën e diplomës “Përzgjedhja e Stafit në Organizatat Ekonomike”, https://ekonomiku.uni-pr.edu/. Në vitin 2011, përfundoi studimet e nivelit Master (MSc) në drejtimin Financë, mori titullim Magjister i Shkencave Ekonomike në Universitetin e Prishtinës, https://ekonomiku.uni-pr.edu/. Teza e saj e magjistraturës titullohet “Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Zbatimi dhe Efektet e tij në Republikën e Kosovës”, duke trajtuar me thellësi sfidat dhe efektet e sistemit tatimor në ekonominë e vendit. 

Në vitin 2016, fitoi titullin Doktor i Shkencave EkonomikeUniversitetin Europian të Tiranës, Shqipëri,  https://uet.edu.al/. Disertacioni i saj “Ndikimi i Investimeve të Huaja Direkte në Produktin e Brendshëm Bruto në Kosovë”, https://uet.edu.al/wp-content/uploads/2021/11/NAKIJE_KIDA.pdf,  është një kontribut i rëndësishëm shkencor mbi rolin e kapitalit te huaj  në zhvillimin ekonomik të Kosovës. 

Titujt Akademik 

Prof. Asoc. Dr. Nakije Kida ka ndjekur një rrugëtim të qëndrueshëm në karrierën akademike, duke avancuar në hierarkinë universitare përmes përkushtimit në mësimdhënie dhe kërkime shkencore:

  • Profesor Asistent – nga viti 2017 deri më tani: Në këtë rol, ajo ka kontribuar në zhvillimin e kurrikulave, ligjërimin dhe mentorimin e studentëve në fusha të tilla si financat publike, tatimet dhe kontabiliteti.

 

  • Profesor i Asocuar – nga viti 2021 deri më tani: Me këtë titull akademik të avancuar, ajo ka thelluar më tej angazhimin e saj në kërkime shkencore, publikime dhe mbështetje të studentëve në nivelin master dhe doktoraturë, duke reflektuar cilësinë dhe ndikimin e punës së saj në arsimin e lartë dhe komunitetin akademik.

 

Eksperienca profesionale dhe akademike:

Gjatë një karriere mbi tri dekada, Prof. Asoc. Dr. Nakije Kida ka ndërtuar një profil të konsoliduar profesional në fushat e administratës tatimore, arsimimit të lartë dhe edukimit ekonomik, duke kombinuar përvojën praktike me angazhimin akademik.

Karrierën e saj e nisi në vitin 1992 si mësimdhënëseShkollën e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë, ku deri në vitin 2000 dha një kontribut të rëndësishëm në edukimin e gjeneratave të reja në fushën e ekonomisë, duke vendosur themelet e njohurive për shumë nxënës që më vonë u angazhuan në administratën publike dhe sektorin privat.

Nga viti 2000 deri më 2017, ajo ka shërbyer si Inspektore Tatimore për KontrollinAdministratën Tatimore të Kosovës (ATK), në kuadër të Ministrisë së Financave. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka fituar përvojë të thellë në kontrollin tatimor, analizën financiare të bizneseve, si dhe në vlerësimin e përputhshmërisë ligjore fiskale. Ajo ka qenë pjesë aktive në zbatimin e politikave tatimore të vendit, duke kontribuar ndjeshëm në forcimin e kapaciteteve institucionale të ATK-së dhe në rritjen e transparencës fiskale në Kosovë.

Në vitin akademik 2013–2014, ka ligjëruar lëndën “Analizë Financiare”Kolegjin FAMA në Prizren, ku ka ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësi praktike në interpretimin e pasqyrave financiare dhe vlerësimin e performancës së ndërmarrjeve.

Që nga viti 2017, ajo është ligjëruese e rregulltKolegjin AAB, Fakulteti Ekonomik, https://aab-edu.net/fakultetet/ekonomik/stafi-akademik/, në Prishtinë, në fushat e financave, kontabilitetit dhe tatimeve. Në këtë rol, znj. Kida angazhohet me përkushtim në përgatitjen profesionale të studentëve, duke kombinuar njohuritë teorike me përvojën e saj praktike të gjatë në sektorin publik dhe atë akademik.

Përveç angazhimit në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, që nga viti 2023, ajo ushtron funksionin e Ekspertes Financiare pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës, https://md.rks-gov.net/ekspertet-gjyqesor/, ku ofron ekspertizë profesionale në çështje financiare dhe ekonomike, duke mbështetur sistemin gjyqësor në çështje që kërkojnë interpretim të avancuar të të dhënave financiare dhe vlerësime ekonomike.

Ky bashkim i përvojës së saj të gjerë në administratë publike, arsim dhe ekspertizë financiare, e pozicionon znj. Nakije Kida si një figurë me autoritet dhe ndikim në zhvillimet profesionale dhe institucionale në fushën e ekonomisë dhe financave në Kosovë.

Kontributi Shkencor i Prof. Asoc. Dr. Nakije Kida

Prof. Asoc. Dr. Nakije Kida ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe të vlerësuar në fushën e kërkimit shkencor, me një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mendimit akademik në ekonominë e tranzicionit, investimet e huaja direkte (FDI), politikat fiskale, konsumin, remitancat dhe rritjen ekonomike në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit dhe me gjërë. Ajo është autore dhe bashkautore e mbi 40 punimeve shkencore të botuara në revista të indeksuara në platformat ndërkombëtare si SCOPUS, Web of Science (WoS), EBSCO, DOAJ, WorldCat, dhe të tjera me faktor ndikimi. 

Përveç artikujve shkencorë, ajo ka botuar librin “Application and effect of VAT tax in Republic of Kosovo” në vitin 2014 në LAP Lambert Academic Publishing, http://www.lap-publishing.com/,  i cili trajton ndikimin e TVSH-së në Kosovë krahasuar me mbi 150 vende të tjera. Ky botim është i qasshëm në platformat ndërkombëtare si Amazon https://www.morebooks.de/gb/p_978-3-659-21668-8 dhe MoreBooks, https://www.amazon.com/Applicatin-effect-VAT-Republic-Kosovo/dp/3659216682/.

Nakije Kida ka kontribuar në literaturën shkencore edhe përmes botimit të kapitullit VI në librin “Emerging Trends in Banking and Finance”, i botuar nga Springer në vitin 2018, https://link.springer.com/chapter/10.1007/978-3-030-01784-2_6. Në këtë kapitull, ajo analizon vlerësimin e investimeve të huaja direkte (FDI) në Evropën Qendrore, Evropën Juglindore dhe Kosovë, duke i lidhur ato me ritmet e rritjes ekonomike dhe indikatorët kryesorë ekonomikë. Ky studim thekson rëndësinë e FDI-së në zhvillimin ekonomik rajonal dhe kontribuon në kuptimin më të thellë të ndikimit të investimeve të huaja në zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve.   Kida, N. (2018). Evaluation of FDI in CE, SEE and Kosovo in Relation to Growth Rates and Other Indicators. In: Ozatac N., Gökmenoglu K. (eds) Emerging Trends in Banking and Finance. Springer Proceedings in Business and Economics. Springer, Cham. Disponibël në: https://link.springer.com/chapter/10.1007/978-3-030-01784-2_6

Konferenca Shkencore:

  • Kida, N. (2012). The impact of FDI in economic development and environmental concern Kosovo.International Conference “Towards Future Sustainable Development”, 16–17 November 2012.

 


Organizuar nga: University of Shkodra “Luigj Gurakuqi” (Proceedings Book) – Shkodër, Albania. ISBN: 978-9928-4011-9-9  http://www.perseus-net.eu/site/content.php?locale=1&locale_j=en&sel=398&artid=234

  • Kida, N. (2012). The Impact of FDI on Economic Development, Activation Challenge of Industry and Clean Environment in Kosovo.
    Conference: Corporate Albania – The Past, the Present and the Future, 9–10 November 2012. Published in: UET Acta Scientiarum Nr. 5,– Tirana, Albania.
  • Kida, N. (2013). Foreign Direct Investment Effects and Sustainable Development.
    Conference: “The Society, the State, Law: Human Rights’ Challenges in Albania”, 2013.Organized by: University “Aleksandër Moisiu”, Durrës & University “Luarasi”, Albania.
  • Kida, N. (2015). Arsyet për të investuar në Shqipëri dhe Kosovë.
    International Scientific Conference: ECONOMICUS NR 12/2015 R E V I S T Ë S H K E N C O R E E F A K U L T E T I T E K O N O M I K DHE TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT. Organizuar nga: Universiteti Europian i Tiranës (UET). https://uet.edu.al/economicus/wp-content/uploads/2021/12/economicus12.pdf
  • Kida, N. (2017). Improving of FDI Indicators is the Key to Their Benefit: Chances of Kosovo Towards Radical Changes.
    International Interdisciplinary Conference: “Good Society – A Multidimensional Approach”, 17–18 November 2017.
    Location: Tirana, Albania.
    https://www.sociology.al/en/conferences/call-papers

Publikimet e artikujve shkencor ne SCOPUS dhe WoS

  • Miftari, F., Shabani, L., Hashani, M., Kida, N., (2025). Digital financial inclusion and institutional quality as drivers of green economic growth: pathways to sustainable development. Punim në progres në International Journal of Sustainable Development and Planning. Ne process publikimi 20 (6) https://iieta.org/journals/ijsdp 
  • Kida, N., Smajli, R., Gjuraj, D., Morina, V., & Morina, J. (2025). Driving factors of foreign direct investment in Kosovo: The roles of market access and government support. International Journal of Sustainable Development and Planning, 20(1), 433–451. Disponibël në: https://doi.org/10.18280/ijsdp.200139
  • Kida, N., Smajli, R., Hashani, M., Morina, V., Morina, J., & Miftari, F. (2025). The impact of trade and consumption on Kosovo GDP growth: An analysis based on the Cobb-Douglas model. International Journal of Sustainable Development and Planning, 20(2), 503–526. Disponibël në: https://doi.org/10.18280/ijsdp.200205
  • Smajli, R., Kida, N., Morina, J., Morina, V., Miftari, F., Hashani, M., & Pasjaqa, A. (2025). The external economic environment as an attractive factor for foreign direct investment in Kosovo: An econometric analysis. International Journal of Sustainable Development and Planning, 20(5), 1857–1883. Disponibël në: https://doi.org/10.18280/ijsdp.200505
  • Rexhepi, B. R., Haziri, A., Kida, N., Avdimetaj, K., Mustafa, L., Rama, H. H., & Daci, E. (2025). The impact of human capital on the development of startup enterprises in Kosovo. Edelweiss Applied Science and Technology, 9(5), 2277–2290. Disponibël në: https://doi.org/10.55214/25768484.v9i5.7462
  • Kida, N., Pasjaqa, A., Prekazi, Y., Ramadani, A., Morina, V., & Morina, J. (2025). The impact of external, legal, and socio-economic environment on the well-being of pensioners in Kosovo: A generalized linear model (GLM) approach. International Journal of Sustainable Development and Planning, 20(6). Në proces publikimi. https://doi.org/10.18280/ijsdp……………
  • Rexhepi, B. R., Mustafa, L., Haziri, A., Kida, N., & Avdimetaj, K. (2025). Accelerated growth of the average wage in Kosovo after 2020: A comparative perspective. Journal of Asian American Studies, 28(2). Në proces publikimi. https://muse.jhu.edu/issue/54587………….
  • Kida, N. (2021). The Complementary Effect between Private Consumption and Government Spending: Effect on the Economy. Emerging Science Journal, 5(4), 497–511. Disponibël në: https://ijournalse.org/index.php/ESJ/article/view/491
  • Kida, N. (2021). The causal link between FDI and Remittances in Kosovo, Switzerland and Denmark. Comparative Economic Research. Central and Eastern Europe, 24(2), 45–68. Disponibël në: https://doi.org/10.18778/1508-2008.24.11
  • Kida, N. (2020). Dynamic Relationship Between Government Spending, Final Consumption and Savings: Evidence from Southeast Europe. International Journal of Economics & Business Administration (IJEBA), 8(2), 521–539. Disponibël në: https://www.ijeba.com/journal/479/
  • Kida, N. (2018). Evaluation of FDI in CE, SEE and Kosovo in Relation to Growth Rates and Other Indicators. In: Ozatac N., Gökmenoglu K. (eds) Emerging Trends in Banking and Finance. Springer Proceedings in Business and Economics. Springer, Cham. Disponibël në: https://link.springer.com/chapter/10.1007/978-3-030-01784-2_6

Artikuj tjere 

Trajnime dhe Certifikime:

Aftësitë në Teknologji dhe Analizë Statistikore:

Njohuri të mira dhe përvojë në përdorimin praktik të programeve Microsoft Word, Excel dhe sistemit operativ Windows, i përdor në mënyrë të vazhdueshme në punën e saj të përditshme. Përveç këtyre, zotëron njohuri të avancuara në programet statistikore SPSS dhe Stata, të cilat i përdor rregullisht për analiza të të dhënave dhe përpunim statistikor.

Njohje të gjuhëve

Gjuhët amtare: Gjuhë Shqipe

Gjuhë të huaja:  

– Gjuhë Angleze (të kuptuarit, B2, të shkruarit,  B2, të lexuarit, B2). Pearson Test of English General në Nivelin 3, që korrespondon me nivelin B2 sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane për Gjuhët (KEPG). 

-Gjuhë Serbe (të kuptuarit B2, të shkruarit B2, të lexuarit B2).  

Patenta e drejtimit: Kategoria B.

Gjendja civile: E martuar, dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.