Msc.

Nida Santuri

PhD Cand. Nida Santuri Fishekqiu ka lindur më 11 qershor 1995 në Prizren, ku ka përfunduar edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2017, ka diplomuar në Universitetin “Ukshin Hoti” në drejtimin “Teknologji Informative dhe Telekomunikacion” (https://uni-prizren.com). Në vazhdim, në vitin 2020 ka përfunduar studimet pasuniversitare në Kolegjin AAB në drejtimin “Shkenca Kompjuterike” (https://aab-edu.net), ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave Kompjuterike. Aktualisht, ajo është në ndjekje të studimeve të doktoratës në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në programin “Sistemet e Informacionit dhe Menaxhimi” (https://seeu.edu.mk).
Në kuadër të zhvillimit profesional, ka përfunduar disa trajnime të akredituara nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI), përfshirë:
Planifikimi dhe Menaxhimi i Projekteve (2023)
Metodologjia e Arsimit të Lartë nga Perspektiva e Parimeve të Mësuarit të të Rriturve
Planifikimi i Projekteve Zhvillimore
Menaxhimi i Stresit në Vendin e Punës
Ajo vepron si ligjëruese dhe hulumtuese në fushën e Sistemeve të Informacionit dhe Teknologjisë së Informacionit në Kolegjin AAB.

Përvoja Profesionale

Nga marsi 2023 është ligjëruese në Kolegjin AAB në lëndët: Sistemet e Avancuara të Bazës së të Dhënave, Dizajni i Aplikacioneve Web dhe Algoritmet dhe strukturat e të dhënave. Më herët, ka shërbyer si asistente mësimore nga marsi 2020 deri në janar 2023 në të njëjtin institucion, në lëndë si: Inteligjenca Artificiale, Menaxhimi i Projekteve, Ndërveprimi Njeri-Kompjuter, Matematike, Programimi i Orientuar ne Objekte etj.

Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i saj në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista
From Automation to Innovation: The Impact of Generative AI on Information Systems, ARTIFICIAL INTELLIGENCE (AI) IN THE AGE OF TRANSFORMATION: OPPORTUNITIES AND
CHALLENGES, https://aab-edu.net/wp-content/uploads/2025/05/Book-of-Abstracts-AI-Conference-13-May-electronic.pdf, 2025
Comparison of cloud storage in terms of privacy and personal data – Sync, pCloud, IceDrive and Egnyte, Open Research Europe (2024 – Scopus), First Version Published: 28 Jun 2024, 4:128 (https://doi.org/10.12688/openreseurope.16631.1 ) pp. 1-12
Elissa Mollakuqe, Ersan Hamdiu Orcid, Nida Santuri Fishekqiu, Samir Jakupi, Jusuf Qarkaxhija
“Design and Implementation of Web Applications for the Well-Being of Children Suffering from Dyslexia”, International Journal of Education & Well-being (2023) Issue 1, pp. 43–47, e-ISNN 2980-3489, DOI: 10.5281/zenodo.8222879
Analysis of Data Security and Privacy Institutions According to GDPR in the Republic of Kosovo (2022), e-ISBN: 978-605-72066-206 Elissa Mollakuqe, Samir Jakupi, Nida Santuri Fishekqiu, Ersan Hamdiu, pp. 159-163
Përdorimi i rrjeteve sociale para dhe gjatë pandemisë (2020)
Konferencat dhe paraqitjet
Ka prezantuar punime në konferenca ndërkombëtare akademike për transformimet e shoqërisë gjatë pandemisë.

Vizitat dhe paraqitjet

Ka marrë pjesë në aktivitete kulturore, trajnime artistike dhe formime profesionale të lidhura me teknologjinë dhe edukimin.
Është e martuar, ka një fëmijë dhe jeton në Prizren.