Dr.

Pënar Jedrashi

Pënar Jedrashi ka lindur më 31.08.1986 në Prizren, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm.Në vitin 2011, diplomoi  në Universiteti I Prishtinës “HASAN PRISHTINA” (https://uni-pr.edu/) Fakulteti I Shkencave Matematiko-Natyrore Departamenti I Biologjisë Drejtimi : Biologji Aplikative. Në vitin 2009 vazhdoi me trajnim dhe edukim të vazhduar profesional  në fushë e Frytnimit të Asistuar Mjekësor (FAM) në një nga spitalet më prestigjioze dhe me staf  shëndetësor të sofistikuar dhe me shumë vite përvojë në fushën e (FAM)  Istanbul Tup Bebek ve Kadin Sagligi Merkezi – Istanbul ([email protected] )/ Republika e Turqisë,në vitin 2019 I ka përfunduar Modulet shtesë për Laborant Mjekësor në Universitetin e Prishtinës “HASAN PRISHTINA” (https://uni-pr.edu/) Fakulteti I Mjekësisë ndërsa në vitin 2023 filloi studimet posdiplomike në Kolegjin AAB (https://aab-edu.net/) – Fakultetit i Shkencave Mjekësore  në drejtimin Menaxhim Shëndetësor, Msc .

Përvoja Profesionale:

Pënar Jedrashi që nga viti 2009 ushtron profesionin e Embriologes Klinike. Është një ndër embriologet e para në Kosovë  me përvojë të gjatë në fushën e frytnimit  të asistuar mjekësor.

Pas përfundimit të studimeve ka filluar punën si embriologe klinike në Spitalin Special “LINDJA”-Prishtinë [email protected]  ndërsa që nga viti 2019 ajo punon në QKUK Klinika Obstetrike dhe Gjinekologjisë  në repartin e Infertilitetit me FAM duke u llogaritur si njëra nga themelueset e shërbimit të Frytnimit të Asistuar Mjekësor në sektorin publik shëndetësor të Kosovës.

Ka qenë aktive në arsimin universitar dhe në laborator të specializuar, duke kontribuar si në edukimin e brezave të rinjë në fushën e embriologjisë, ashtu edhe në zhvillimin dhe funksionalizimin e shërbimeve të avancuara të frytnimit të asistuar mjekësor në Kosovë.

Gjatë karrierës ka zhvilluar njohuri të thella në të gjitha procedurat laboratorike të FAM, përfshirë trajtimet IVF, ICSI, ruajtjen e qelizave gjinore dhe embrioneve, biopsitë për diagnozë gjenetike pre-implantuese si dhe procedura të avancuara të laboratorit embriologjik, duke bashkëpunuar me institucione dhe ekspertë ndërkombëtar.

Puna e saj është mbështetur nga përgatitja akademike në shkencat biologjike, trajnimet e specializuara ndërkombëtare dhe përkushtimi për zhvillim të vazhdueshëm profesional.

Ka qen pjesë aktive e grupeve punuese pranë Ministrisë së Shëndetësisë për hartimin dhe zbatimin e planeve strategjike për Frytnim të Asistuar Mjekësor – FAM dhe Citogjenetikë, si dhe në hartimin e Procedurave Standarte Operative- PSO në FAM.

Është anëtare e shoqatave prestigjioze ndërkombëtare në fushën e frytnimit të asistuar mjekësor European Society of Human Reproduction and Embryology -ESHRE .

Pënar Jedrashi njëkohësisht është ligjëruese në Kolegjin AAB- Fakulteti i Shkencave Mjekësore që nga viti 2023 ajo aktualisht ligjeron “Edukimin dhe promovimin shëndetësor” si dhe “ Cilësia në kujdesin infermieror” lëndët që kanë të bëjnë me shëndetin publik dhe menaxhim në shëndetësi duke përfshirë konceptet e shëndetit publik, strategjitë e edukimit komunitar dhe mekanizmat për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor në përputhje me progamet e studimit po ashtu ajo është e angazhuar  në aktivitete akademike, organizative dhe promovuese të Kolegjit AAB .

Është aktive në trajnime profesionale, seminare dhe konferenca për të avancuar njohuritë profesionale, akademike dhe praktikat pedagogjike.

Aktivitetet vullnetare : Fushata vetëdijësuese  „Race For the Cure – Prishtina“

Pënar Jedrashi që nga viti 2023 është pjesë e fushatës ndërkombëtare „Race for the Cure – Prishtina“, një ngjarje simbolike që ka për qëllim rritjen e vetëdijësimit për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Brenda këtij angazhimi, ka kontribuar në organizimin, promovimin dhe zbatimin e aktiviteteve që synojnë informimin dhe mobilizimin e komunitetit, me fokus të veçantë tek gratë dhe grupet vulnerabël.

Aktivetet sportive:

Përveç fushës akademike dhe profesionale shëndetësore Pënar Jedrashi, është ish-basketbolliste me përvojë të gjatë  me 9 vite aktivitet të vazhdueshëm në Klubin Basketbollistik Bashkimi (Femrat) – Prizren. Gjatë kësaj periudhe (2000–2009) ka qenë pjesë aktive e ekipit që ka fituar disa tituj dhe trofe të rëndësishëm në basketbollin e femrave në Kosovë.

Përvoja  në basketboll e ka pajisur me disiplinë, frymë bashkëpunimi dhe aftësi për të përballuar sfida dhe presion, të cilat i bart me sukses edhe në jetën profesionale dhe akademike.

Ajo e ka një fëmijë  dhe jeton në Prishtinë.