MSc.

Ridvan Bunjaku

Mr. sc. Ridvan Bunjaku u lind më 3 mars 1979 në Gjilan, ku e përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2003 diplomoi në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës në drejtimin “Matematikë Aplikative” (https://uni-pr.edu/). Ndërsa, në vitin 2014 i përfundoi studimet pasdiplomike në Universitetin e Evropës Juglindore (https://www.seeu.edu.mk/sq) në Maqedoni të Veriut, në drejtimin “Zhvillim i softuerëve dhe aplikacioneve”, ku e fitoi titullin Magjistër i Shkencës Kompjuterike (Mr.Sc).

Përvoja e tij profesionale përfshin punën në industri nga viti 2005 si inxhinier i softuerit, analist i sistemeve, menaxher i projekteve dhe trajner i kurseve zyrtare të Microsoft. Në vitin 2007 u certifikua si Microsoft Certified Solution Developer ndërsa në vitin 2021 si PMI Professional in Business Analysis (PMI-PBA). Aktualisht është analist i sistemeve.
Prof. Bunjaku ka aktivitet të gjatë akademik. Që nga viti akademik 2022, është pjesë e stafit të rregullt në Kolegjin AAB ku i ligjëron lëndët Hyrje në programim dhe Programimi i orientuar në objekte. Në vitin 2018/2019 ka ligjëruar në Kolegjin Riinvest, ndërsa në vitet 2003-2017 ka qenë asistent dhe ligjërues i lëndëve të Shkencës Kompjuterike dhe të Matematikës në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore.

Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë i përfshin dy publikime në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google schoolar.

Mollakuqe, Elissa, Shasivar Rexhepi, Ridvan Bunjaku, Hasan Dag, and Ikechukwu John Chukwu. “Algorithm for Key Transparency with Transparent Logs.” Open Research Europe 4, no. 163 (2024): 163.
https://open-research-europe.ec.europa.eu/articles/4-163/v1

M. Ferati, N. Mripa and R. Bunjaku.
“Accessibility of MOOCs for blind people in developing non-English speaking countries”
in 7th International Conference on Applied Human Factors and Ergonomics 2016 and the Affiliated Conferences, 27-31 July 2016:
http://www.ahfe2016.org/program3.html
and in book “Advances in Design for Inclusion”, Springer, 2016:
http://www.springer.com/gp/book/9783319419619

Publikime
Recensues Teknik për librin: Freeman, Eric. Head First Learn to Code: A Learner’s Guide to Coding and Computational Thinking. ” O’Reilly Media, Inc.”, 2018.

Referenca dhe rekomandime

Autor i librit “OOP dhe teknika të programimit në praktikë” që e përshkruan një algoritëm origjinal të shahistit kompjuterik duke i shfrytëzuar parimet OOP dhe teknikat e avancuara të programimit (2010)

OOP dhe teknika të programimit në praktikë

Ushtrime të programimit: David Schmidt me Ridvan Bunjakun – “Principe të programimit në Java: Arkitekturat dhe Interfejsat”
Kapitujt I-VI (libri i parë), 2004

Ushtrime në Java, Pjesa 1


dhe Kapitujt VII-VIII (libri i dytë), 2005

Ushtrime në Java, Pjesa 2

Ridvan Bunjaku është person me përvojë dhe ndërlidhje në mes akademisë dhe industrisë së zhvillimit softuerik me një numër të madh të përkthimeve shqip të përmbledhjeve të librave në Shkencë Kompjuterike, i njohur për përkushtimin e tij ndaj shkëlqyeshmërisë.