Ligjërues dhe Koordinator i Sigurimit të Cilësisë – Kolegji AAB
Samir Jakupi ka lindur më 1 tetor 1992 në Leskovac, Serbi. Ai ka përfunduar studimet themelore në Shkencat Kompjuterike në Kolegjin AAB në vitin 2016. Më pas, ka përfunduar studimet master në të njëjtën fushë dhe institucion në janar 2019. Aktualisht, është kandidat për doktoraturë (PhD.c) në Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë – Ss. Cyril and Methodius University në Shkup.
Përvoja e tij profesionale ka nisur në mars të vitit 2019 si Ligjërues në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB. Në këtë rol, ai ligjëron, zhvillon kurrikula, organizon seminare dhe ushtrime, dhe kontribuon në kërkime shkencore. Nga korriku i vitit 2023, mban edhe funksionin e Koordinatorit për Sigurimin e Cilësisë në të njëjtin fakultet, ku udhëheq auditimet e brendshme, ndihmon në proceset e akreditimit dhe promovon përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.
Samir Jakupi ka ekspertizë të thelluar në rrjete kompjuterike dhe siguri kibernetike, duke përfshirë administrimin, mirëmbajtjen dhe konfigurimin e rrjeteve, menaxhimin e rrezikut të sigurisë së informacionit, si dhe zhvillimin e zgjidhjeve për sigurinë e të dhënave dhe privatësinë. Njohuritë e tij përfshijnë gjithashtu analizën e sistemeve, testimin e penetrimit, dhe përdorimin e teknologjive bashkëkohore në mbrojtjen e infrastrukturës digjitale.
Ai ka ndjekur trajnime ndërkombëtare në Radboud University (Holandë), ku është certifikuar në temat: Getting Started with R: An Introduction to Data Analysis dhe Starting Your Own Business. Këto trajnime kanë përforcuar njohuritë e tij në analizën e të dhënave dhe sipërmarrje digjitale.
Samir Jakupi është aktiv në fushën shkencore, me pjesëmarrje të rregullta në konferenca ndërkombëtare dhe publikime në revista akademike. Disa nga kontributet e tij më të rëndësishme përfshijnë:
– Applications of Homomorphic Encryption in Secure Computation (2024)
– Comparison of Cloud Storage in terms of Privacy and Personal Data (2024)
– Enhancing Network Security in IPv6 Migration (Shkup 2025)
– The Role of AI in the Protection of Critical Infrastructures (Prishtinë 2025)
– Optimizing Network Performance: A Comparative Analysis of IPv4 and IPv6 Protocols in the Context of Information Security – IPv4 vs IPv6 (Ohrid 2024)
– GDPR in Public Institutions in Kosovo (Konya 2022)