Saranda Shatri u lind në Prishtinë, në vitin 1983. Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin Filozofik – dega Pedagogji Speciale, kurse ato pasdiplomike i ka përfunduar në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, ku mori titullin Doktor i Shkencave në Pedagogji.
Që nga tetori i vitit 2014 është punësuar si ligjëruese e rregullt në Fakultetin e Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, dhe aktualisht është prodekane në këtë fakultet.
Ka botuar një varg punimesh shkencore, po ashtu ka botuar librin studimor me titull “Qasja e arsimtarëve të shkollave të rregullta, shkollave speciale dhe shkollave me klasë të bashkëngjitura drejt gjithëpërfshirjes”.
Ligjëron lëndët:
Pedagogji sociale
Praktika pedagogjike