Prof. ass. Dr.

Saranda Shatri

Prodekane Përgjegjëse për sigurimin e cilësisë

Saranda Shatri studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin Filozofik – dega Pedagogji Speciale, kurse ato pasdiplomike i ka përfunduar në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, tani vijon studimet e doktoratës në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

Që nga tetori i vitit 2014 është punësuar si ligjëruese e rregullt në Fakultetin e Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, dhe aktualisht është prodekane në këtë fakultet.

Vlen të përmendet se deri më tani ka botuar një varg punimesh shkencore, po ashtu ka botuar librin studimor me titull “Qasja e arsimtarëve të shkollave të rregullta, shkollave speciale dhe shkollave me klasë të bashkëngjitura drejt gjithëpërfshirjes”.

Ligjëron lëndët:

Pedagogji sociale

Praktika pedagogjike