Prof. Ass. Dr

Shpresa Mehmeti-Bajrami

Prof. Ass. Dr. Shpresa Mehmeti Bajrami ka lindur më 18 dhjetor 1972 në Pristhinë, ku në Ferizaj përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1997 kreu bachelorin ne degën e Ekonomikut, ku edhe fitoi më pas edhe titullin Master në shkencat e Ekonomikut ne vitin 2009. Në vitin 2021, po ashtu përfundoi studimet në universitetin e Tetovës duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Ekonomike.

Përvoja e Prof. Shpresa ka filluar që nga 2004 në shkollën e mesme të lartë “Faik Konica” në Ferizaj deri më 2009. Ajo ka vazhduar pastaj ligjerimet në Prishtinë në universitetin e Prishtinës prej vitit 2008 deri 2011. Në shkollën e mesme të lartë “Hoxhë Kadri Prishtina” prej 2009 deri 2012, në universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, në universitetin public në shkenca të aplikuara në Ferizaj prej 2015 deri 2018, gjate gjithe kësaj duke qëndruar e përkushtuar në Kolegjin AAB si Ligjëruese  që nga viti 2013.

Prof. Shpresa gjatë vitit 2016, u angazhua në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë, për “Inovacionet në sistemin e informacionit dhe teknologjinë: Paradigma e re për një ekonomi më të zgjuar”. Gjatë vitit 2018 u angazhua gjithashtu nga Kolegji AAB, në partneritet me Universitetin e Durrësit, Universitetin e Maqedonisë së Veriut, atë të Kroacisë dhe Ulqinit, organizoi Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me fokus në qëndrueshmërinë ekonomike të vendeve të Ballkanit dhe sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo konferencë shërbeu gjithashtu si një program trajnimi për zhvillimin e aftësive kërkimore, analitike dhe strategjike të pjesëmarrësve, për “Qëndrueshmëria ekonomike e vendeve të Ballkanit dhe sfidat e Euro-Integrimit”. Gjatë vitit 2017, u aftësua edhe në Inovacionet e sistemit të informacionit dhe teknologjisë: Nxitja e ekonomisë si shërbim, në departamentin e statistikës informatikës së aplikuar në fakultetin e Ekonomikut në Universitetin e Tiranës.

Prof. Ass. Dr. Shpresa Mehmeti Bajrami është pjesë e stafit akademik në Kolegjin AAB që nga viti 2013. Ajo ligjëron lëndë në fushën e menaxhmentit dhe ekonomisë, përfshirë Informatikën e Biznesit, Teknologjinë Informative, Marketingun, Marketingun Ndërkombëtar dhe Kërkimet e Tregut.

Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google schoolar. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:

Bajrami, S & (2019). The Opportunities of the Foreigner Investments in Kosovo. The International Institute for Science, Technology and Education (IISTE), Vol. 10(-), 5. Doi:

https://iste.org/Journals/index.php/RJFA/article/view/46621/48139

Bajrami, S & (2019). The Impact of Human Resources Management in SMES on the Republic of Kosovo. The International Institute for Science, Technology and Education (IISTE), Vol. 10(-), 6. Doi: https://iiste.org/Journals/index.php/RJFA/article/view/46168

Bajrami, S & (2019). “Citizens’ perceptions on the role of sme’s in local economic development of municipalities in the Republic of Kosovo”.. International Journal of Scientific & Engineering Research, Vol. 10(Issue 12), 3. Doi: https://www.ijser.org/onlin eResearchPaperViewer.asp x?CITIZENS-PERCEPTIONS-ON-THE-ROLE-OF-SMES-IN-LOCAL-ECONOMIC-

DEVELOPMENT-OF-MUNICIPALITIES-IN-THE- REPUBLIC-OF-KOSOVO.pdf

Bajrami, S & (2019). The role of advertising in small business development and learning and economic development in Kosovo. International Journal of Scientific & Engineering Research, Vol. 10(Issue 12), 4. Doi: https://www.ijser.org/onlineResearchPaperViewer.aspx?The-role-of-advertising-in-small-business-development-and-learning-and-economic-development-in-Kosovo.pdf

Bajrami, S., Qerimi, F. & Qerimi, A. (2022). The Impact of Digital Marketing vs. Traditional Marketing on Consumer Buying Behavior. Hightech and Innovation Journal, Vol. 3 (Issue 3), 15. Doi: https://hightechjournal.org/index.php/HIJ/article/view/296/pdf

Bajrami, S., Baruti, B., Arifaj, A. (2025). Utilising Artificial Intelligence in Digital Marketing Strategy: Opportunities and Challenges for Marketers. Corporate and Business Strategy Review, Vol. 3 (Issue 2) https://doi.org/10.22495/cbsrv6iart13

Projekte te tjera shkencore:

  • “The Impact of Digital Marketing vs. Traditional Marketing on Consumer Buying Behavior”, Sep 2022, Hightech and Innovation Journal,
  • “Citizens’ perceptions on the role of sme’s in local economic development of municipalities in the Republic of Kosovo”., Dec 2019, International Journal of Scientific & Engineering Research,
  • “The role of advertising in small business development and learning and economic development in Kosovo”, Dec 2019, International Journal of Scientific & Engineering Research,
  • The Opportunities of the Foreigner Investments in Kosovo, Nov 2019, The International Institute for Science, Technology and Education (IISTE), Foreign Investments in Kosovo,
  • The Impact of Human Resources Management in SMEs on the Republic of Kosovo, Jan 2019, The International Institute for Science, Technology and Education (IISTE) The Impact of Human
  • Metodologjia dhe mesimdhenia nga TIK-u, Oct 2010, Book published in collaboration with Xhevdet Thaqi, Prishtine, Teaching Methodologies

Prof. Ass. Dr. Shpresa Mehmeti Bajrami është një pedagoge e përkushtuar dhe profesionale, me përvojë të thellë në fushën e ekonomisë dhe menaxhmentit. Ajo ndërthur aktivitetin akademik me njohuritë praktike, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit cilësor dhe përgatitjen e kuadrove të reja. E njohur për angazhimin e saj në avancimin e mësimdhënies, inovacionin dhe përfshirjen e teknologjisë në procesin arsimor, ajo mbetet një kontribuese e rëndësishme në fuqizimin e kapaciteteve akademike dhe institucionale.

Ajo është lumturisht e martuar dhe një nënë e përkushtuar e një djali.