PhD. cand.

Shqipe Tahiri

Prodekane

Prof. Shqipe Tahiri PhDc. ka lindur më 30 janar 1983 në Mitrovicë, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2007, diplomoi në nivelin Bachelor në Departamentin e Infermierisë dhe Mamisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa, studimet master në shkencat infermierore përfundoi në vitin 2014 në Universitetin e Vlorës, ku fitoi titullin Master i shkencave në shkenca Infermierore (MSc).

Aktualisht është duke përfunduar studimet e doktoratës në Fakultetin e Kujdesit Shëndetësor dhe Infermieror në Universitetin Angela Boshkin në Slloveni.

Nga viti 2007 deri 2010 ishte e angazhuar si mësimdhënëse në Shkollën e Mesme të lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë. Nga viti 2010 deri në 2014, punoi si asistente e angazhuar në Departamentin e Infermierisë dhe Mamive në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2014 deri në vitin 2016 ligjëruese në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

Që nga viti 2016 është e angazhuar në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore të Kolegjit AAB, dhe për 7 vite ka mbajtur pozitën e prodekanes.

Prof. Shqipe Tahiri ka një aktivitet të dendur akademik që nga viti akademik 2016. Është pjesë e stafit të rregullt në Kolegjin AAB ku ligjëron lëndë të fushës së infermierisë: Bazat e infermierisë dhe Pratika e Avancuar Infermierore. Deri më tani ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, kryesisht nga fusha profesionale. Vlen të ceket pjesëmarrja në European Nursing Module (ENM) at Bern College of Higher Education in Nursing, Bern, Switzerland. Mban edhe certifikimin si trajnere në “Train the trainer Ongoing supervision during internships”.

Punimet shkencore dhe konferencat

Kontributi i saj në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google Scholar.

  1. Sopjani, I., Vehapi, S., Gorani, D., Imeri, M., Vitoja, S., & Tahiri, S. (2016). The relation between depressive symptoms and self-care in patients with diabetes mellitus type 2 in Kosovo. Medical Archives, 70(6), 425.
  2. Tahiri, S., Sopjani, I., Ejupi, V., Beqiri, L., & Berisha, A. (2020). Postpartum depression and the role of midwives in its early detection. Open Journal of Nursing, 10(08), 745.
  3. Ejupi, V., Tahiri, S., & Sopjani, I. (2020). Administration of Chemotherapy in University Clinical Center of Kosova by Nurses. Open Journal of Nursing, 10(05), 513.