PhD. cand.

Shqipe Tahiri

Prodekane

Shqipe Tahiri karrierën e saj profesionale dhe akademike e ka të zhvilluar në fushën e infermierisë. Në vitin 2007 diplomoi në nivelin Bachelor në Departamentin e Infermierisë dhe Mamive, në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Studimet master në shkenca infermierore, i mbaroi në Fakultetin e Shëndetit Publik të Universitetit “Ismail Qemali”, në Vlorë.

Aktualisht është duke bërë studimet e doktoratës në Fakultetin e Kujdesit Shëndetësor dhe

Infermieror në Universitetin “Angela Boskin”, në Slloveni, 

 

Nga viti 2008 deri 2010 ishte e angazhuar si mësimdhënëse në Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë. Nga viti 2010 deri në 2014, punoi si asistente e angazhuar në Departamentin e Infermierisë dhe Mamive në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. 

Në vitin 2014-2016 ligjëruese në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”. 

Që nga viti 2016 është e angazhuar në Fakultetin e Infermierisë të Kolegjit AAB, ku mban edhe pozitën e prodekanes. 

Deri më tani ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, kryesisht nga fusha profesionale. Vlen të ceket pjesëmarrja në European Nursing Module (ENM) at Bern College of Higher Education in Nursing, Bern Switzerland. 

Mban edhe certifikimin si trajnere në “Train the trainer Ongoing supervision during internships”. 

 

 

Ligjëron lëndët:

Bazat e Infermierisë 

Edukimi dhe Promovimi Shëndetësor 

Pratika e Avancuar Infermierore

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19