Prof.ass.dr
Shqiponja Nallbani
Dr. Shqiponja Nallbani-Berisha, e lindur më 25 prill 1983 në Pejë, Kosovë, është mësimdhënëse e përkushtuar, hulumtuese dhe ligjëruese në fushat e Menaxhmentit, Biznesit dhe Marketingut. Vajza e Dr. Arbëresha Ajdini Nallbani, mjeke dermatovenerologe, dhe Zeqirja Nallbani, ekonomist, ajo është rritur në një familje të përkushtuar ndaj dijes, kulturës dhe edukimit. E rrethuar nga motrat e saj – Dardane, Arbërore, Aulona – dhe vëllai Arbër, Shqiponja trashëgoi një ndjenjë të thellë respekti për arsimin, shërbimin publik dhe përsosmërinë akademike.
Shkollimin fillor (Sh.F. “8 Marsi”) dhe të mesëm (Gjimnazi “Bedri Pejani”) e përfundoi në Pejë, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, ku mori titullin Bachelor në Menaxhment të Turizmit dhe Mikpritjes. Studimet master i ndoqi në Universitetin e Prishtinës në fushën e Menaxhmentit dhe Informatikës, duke u fokusuar në mirëqenien në vendin e punës. Ajo përfundoi studimet doktorale në Universitetin Europian të Tiranës, me disertacionin me titull “Menaxherët në Zhvillimin e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës”, duke eksploruar ndikimin e strukturave drejtuese në cilësinë e arsimit të lartë.
Kualifikimet Akademike
- Doktoratë në Menaxhment, Universiteti Europian i Tiranës, Shqipëri (2011–2016) (www.uet.edu.al). Disertacion: Menaxherët në Zhvillimin e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës. Fokus: Lidershipi, cilësia institucionale dhe reformat në arsimin e lartë.
- Master Shkencor në Menaxhment dhe Informatikë, Universiteti i Prishtinës, Kosovë (2005–2010) (www.uni-pr.edu). Temë e diplomës: Menaxhimi i Stresit tek Punëtorët në Prodhim – Rasti: Kompania VEV Group
- Bachelor në Menaxhment të Turizmit dhe Mikpritjes, Universiteti i Prishtinës, Kosovë (2001–2004)(www.uni-pr.edu; www.unhz.eu).Temë e diplomës: Menaxhimi i Sistemeve të Rezervimeve në Agjencitë e Udhëtimit Kosovare
Përvoja Akademike dhe Profesionale
- Koordinator per Integrimin e Kandidateve DEKRA Expert Migration, dega ne Prishtinë 2025-prezent (www.dekra-kosovo.com)
- Profesor Asistent, Kolegji AAB, Prishtinë (2019–prezent) -Specializuar në Menaxhment dhe Biznes; mban ligjërata, kryen kërkime shkencore, udhëheq projekte studentore dhe kontribuon në zhvillimin e kurrikulës në Fakultetin Ekonomik(profesor.aab-edu.net).Ligjëruese në Arsimin e Lartë, Kolegji AAB (2015–2019) -Zhvilloi dhe ligjëroi përmbajtje akademike në fushën e menaxhmentit dhe biznesit; mentoroi studentë dhe kontribuoi në përmirësimin e cilësisë akademike.(profesor.aab-edu.net)
- Ligjëruese, Fakulteti i Menaxhmentit në Turizëm dhe Mikpritje, Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë (2012–2015) -Luajti rol kyç në krijimin e programeve akademike të fakultetit; promovoi metoda moderne mësimdhënieje dhe kërkim shkencor institucional.(www.unhz.eu)
- Zëvendës Dekane, Fakulteti i Turizmit dhe Mikpritjes, Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë (2012–2013) -Mbështeti udhëheqjen strategjike dhe menaxhimin akademik gjatë fazës së themelimit të universitetit.(www.unhz.eu)
- Shefe Departamenti, Fakulteti i Turizmit dhe Mikpritjes, Universiteti “Haxhi Zeka” (2013–2015) – Drejtoi koordinimin akademik, reformat e kurrikulës dhe nismat për përmirësimin e cilësisë mësimore.(www.unhz.eu)
- Asistente Ligjëruese, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, Pejë (2004–2012) -Mbështeti mësimdhënien në Menaxhment dhe Turizëm; mori pjesë në zhvillimin studentor dhe ligjëratat praktike.(www.uni-pr.edu; www.unhz.eu)
Kontributet Kërkimore dhe Shkencore
Dr. Nallbani-Berisha është autore dhe bashkautore e shumë artikujve shkencorë të botuar në revista me vlerësim ndërkombëtar, që trajtojnë tema si menaxhimi i arsimit të lartë, reformat institucionale, sigurimi i cilësisë dhe rreziqet financiare globale. Disa nga publikimet më të rëndësishme përfshijnë:
Një analizë e detajuar e krizave financiare globale, ku shqyrtohen faktorët që shkaktojnë paqëndrueshmëri financiare dhe ndikimi i zinxhirizuar i tyre në sistemet financiare rajonale dhe globale. Punimi ofron një qasje sistematike për kuptimin e krizave financiare dhe menaxhimin e rrezikut.
Një studim kritik mbi sfidat institucionale në harmonizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, duke ofruar rekomandime konkrete për përmirësimin e standardeve të cilësisë dhe transparencës në arsim.
- The Role of Human Resource Management with Special Qualifications Provided for Enhancing the Quality of Higher Education in Kosovo Revistë, 2013
(www.ceeol.com/search/article-detail?id=262983) Një studim i thelluar mbi rolin strategjik të menaxhmentit në reformimin e arsimit të lartë në Kosovë, duke vënë theksin te ndikimi i strukturave drejtuese në cilësinë institucionale dhe përputhjen me standardet evropiane.
Arritje dhe Kontribute të Veçanta
- Ka mbikëqyrur punime kërkimore të studentëve në fusha si menaxhimi, biznesi dhe marketingu, duke nxitur të menduarin kritik dhe aplikimin praktik të njohurive.
- Ka drejtuar seminare që ndërthurin teorinë me praktikën, duke mbështetur mësimnxënien përmes përvojës.
Botime Akademike të Veçanta
- Bashkautore e librit akademik “Agjencitë e Udhëtimit” me Reçica, F. dhe Millaku, B. (2013). Libri ofron një analizë të detajuar të strukturës, funksionimit dhe rëndësisë së agjencive të udhëtimit në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Libri përdoret si literaturë bazë në disa institucione të arsimit të lartë.
- Bashkautore e monografisë “50 Vite Ekzistencë, Traditë dhe Arsim 1960–2010”(Monografi_5_vite_ekzistence_tradite_arsi.pdf). Një botim historik që dokumenton rrugëtimin e një institucioni arsimor ndër vite, duke theksuar rolin e tij në edukimin e brezave dhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe arsimore në rajon.
Shqiponja ka qenë dhe është pjesëmarrëse në trajnime të ndryshme si:
- The learning plan “DEKRA Global Standards-Annual Aligment 2025”,Includes five trainings covering the DEKRA Global Standards in the areas of Compliance, Data Protection Sustainability, Health & Safety and Information Security. DEKRA Expert Migration; Powered by Global HR- CoE Learning &Development, online, 2025
- Org. title Trajnimi Fillesatar “Planifikimi i Projekteve” Eng. Initial Training “Project Planning”; AAB Collage, QAPI (Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion)- CVTI (Center for Vocational Training and Innovation), Prishtine, Kosovo; 2024
- Org. title Trajnimi i avancuar “Planifikimi i Projekteve” Eng. Initial Training “Project Planning”; AAB Collage, QAPI (Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion)- CVTI (Center for Vocational Training and Innovation), Prishtine, Kosovo; 2024
- Org. title “Vleresimi i studenteve bazuar ne kompetencat dhe ne ndertimin e notes”- eng. Evaluation of students based on competencies and the construction of notes; AAB Collage, QAPI (Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion)- CVTI (Center for Vocational Training and Innovation), Prishtine, Kosovo; 2023
- Participation or civil participation in local and municipal level workshop model , ATRC Advocacy Training and Resource Center in Pristina, NGO 2003
- Civil and sate support, NGO CIKO- Slovakia, 2002
- Marketing, NGO Swiss- contact, 2001
Në vitin 2020, më saktësisht gjatë periudhës së Covid-19, Shqiponja u martua me z.Dardan Abdyl Berisha, magjistër në shkencat sportive, gazetar sporti në redaksinë e sportiti në RTK. Një vit më vonë, Shqiponja u bë edhe nënë e një vajze fantastike, plot gjallëri, vetëbesim, jetë dhe lumturi – Darona Berisha.
Shqiponja është një bashkëshorte dhe partnere e përkushtuar, si dhe një nënë e palodhshme, e përgjegjshme dhe plot dashuri për Daronën. Ajo sot jeton dhe vepron në Prishtinë