Dr. Uros Lipuscek, ish- rektor i Kolegjit AAB një kohë ka punuar edhe korrespondent dhe redaktor nga SHBA-të për RTV të Sllovenisë, pastaj konsulent i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Është autor i teksteve të shumta për Luftën e Parë Botërore, ku ka analizuar rolin e fuqive të mëdha- Shteteve të Bashkuara dhe ndryshimin e kufijve në Evropën Qendrore, që ndërlidhen me jetën e sllovenëve në Ballkan. Po ashtu ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe ka publikuar punime shkencore të fushës përkatëse.