Prof.ass.dr.

Veton Vula

Dekan

Prof. Ass. Dr. Veton G. Vula, u lind më 14 tetor 1960, në Gjakovë, shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Gjimnazin në Prishtinë. Fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës.

Studimet pasuniversitare i ka përfunduar me sukses të dalluar në vitin 1998, duke mbrojtur punimin e magjistraturës me titull: “Kontrabanda me narkotikë në shoqërinë bashkëkohore” duke fituar gradën shkencore, Magjistër i Shkencave Juridike-Penale (Mr. sci.), ndërsa në qershor 2005, ka mbrojtur Disertacionin e doktoratës me titull: ”Kriminaliteti kompjuterik si formë e re e krimit të organizuar në botën bashkëkohore”, me ç’rast ka fituar gradën shkencore Doktor i Shkencave Juridike-Penale.

Nga viti 1986 e në vazhdimësi, ka kryer punë me përgjegjësi publike, si përfaqësues juridik i Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në Prishtinë, deri në futjen e masave të dhunshme nga Serbia në vitin 1993. Nga kjo periudhë e deri në qershor 1999, ka ushtruar pozitën drejtorit të Ndërmarrjes Private Shëndetësore “Viodent” në Prishtinë. Në gusht të vitit 1999, nga Departamenti i Shërbimeve Publike i UNMIK-ut, ishte emëruar anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në Prishtinë dhe paralelisht me këtë detyrë, ka qenë edhe këshilltar ligjor i organizatës CHF (Cooperative Housing Foundation) nga SHBA-të, përkohësisht e vendosur në Kosovë. Nga nëntori i vitit 2000 deri në dhjetor 2010, ka kryer funksionin e Drejtorit të Departamentit të Hetimeve në Institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës.

Po ashtu, në punë sekondare nga viti 2006 ishte i kyçur në procesin mësimor universitar, si profesor për lëndët Kriminalistikë, Kriminologji, Krim të Organizuar dhe Kriminalitet kompjuterik në Fakultetin Juridik në Kolegjin “Dukagjini” në Pejë. Pastaj, dekan dhe profesor në Kolegjin Evropian “Juridica” Prishtinë, pastaj profesor i angazhuar në Universitetin e Evropës Jug-Lindore “Max Van Der Stoel”, Tetovë. Nga viti 2013-2017, profesor i rregullt në Fakultetin Juridik – Universiteti Publik ”Haxhi Zeka” në Pejë. Në Kolegjin Universitar “AAB”-në Prishtinë nga viti 2014 deri 2017 profesor i angazhuar ndersa nga 2017 dhe aktiualisht profesor i rregullt dhe Dekan.

Në punën krijuese veçohen disa botime si, autor librit: “Kontrabanda me narkotikë në shoqërinë bashkëkohore”, Prishtinë, 2001; “Kriminaliteti kompjuterik”, Prishtinë, 2010, “Kriminaliteti i organizuar”, Prishtinë, 2013. Kriminaliteti kompjuterik botimi II-të, Prishtinë 2018. Punimi shkencor në koautorësi: “Economic Competitiveness Development Challanges in Western Balkan Countries”, Asers Publishing, Rumani, 2018, Volume VIII. Issue 8 Punimi shkencor: “Trafficking of human beings, identification and the principle of non punishment of victims of trafficking” ERAZ, Sofia, 2018 Punimi shkencor në koautorësi:”Aspekte krahasuese të sistemit të drejtësisë për të mitur, Kosova, Evropa qëndrore dhe Evropa lindore”. Revista shkencore periodike: Euro Mediteranen nr. 12, Tiranë, shkurt 2018. Punimi shkencor në koautorësi “Third generation of the human rights in Kosova and the positive discrimination” Prishtinë, 2015. Punimi shkencor: “Disa nga të drejtat e viktimave të trafikimit të personave sipas të drejtës ndërkombëtare” Vizione no 25/2016, EBSCO,2014. Punimi shkencor: “No clear regulation of criminal-legal assistance and cooperationwith the international criminal court” Vizione no 21 ,EBSCO (2014), Punimin shkencor: “Disa nga të drejtat e viktimave të trafikimit të personave sipas të drejtës ndërkombëtare”, 2016. Punimin shkencor: “Mosrregullimi i qartë i ndihmës juridike-penale dhe bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare Penale”, 2014.

Punimin shkencor: “Violence again women and its forms”, EURAS Academic Journal (E.A.J.),2013. Punimin shkencor: “Joshja e viktimave të trafikimit përmes Internetit”, 2013. Punimin shkencor: “Trafikimi i qenieve njerëzore si formë e krimit të organizuar trans-nacional dhe të Drejtat e Njeriut”, 2011. Punimin shkencor: “Kriminaliteti kompjuterik si formë e re e fenomenologjisë kriminale” si dhe shkrime tjera në revista profesionale. Ish anëtar i Këshillit Redaktues të Revistës Akademike Euro-aziatike (Euroasian Academic Journal) EURAS (Unioni i Universiteteve Euro-Aziatike) me seli në Stamboll. Nga viti 2010, anëtar i Asociacionit AIDP (Association International de Droit Pénal) Albanian People Group, me seli në Paris.

Nga viti 2015, anëtar i Bordit të Asociacionit të Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës, ndërsa nga viti 2018, anëtarë i Bordit të Fondacionit “LorikCana5 Foundation” me seli në Tiranë dhe Koordinator i degës në Kosovë.

Flet gjuhët: Angleze, Serbokroate.

Ligjëron lëndët:

Kriminologji,

Penologji,

Viktimologji dhe Kriminalitet kompjuterik

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19