Ligjëruese – Kolegji AAB
Email: vlora.rexhaj@universitetiaab.com
Tel: (+383) 44 856 015
Vlora Rexhaj ka lindur më 10 tetor 1989 në Shtime, ku ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm. Ajo ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës (https://uni-pr.edu/) në vitin 2013, ndërsa në vitin 2019 ka përfunduar studimet master në të njëjtën fushë në Kolegjin AAB (www.kolegjiaab.com).
Ajo ka përvojë të pasur në fushën e teknologjisë së informacionit dhe mësimdhënies. Që nga viti 2022, Vlora është ligjëruese në Kolegjin AAB (www.kolegjiaab.com) në lëndët “Bazat e sistemeve kompjuterike” dhe “Shkathtësi në IT”. Po ashtu, ajo është e angazhuar si mesimdhenese e Teknologjisë së Informacionit në shkollën e mesme IAAP në Shtime, ku ndërton planprogramet mësimore dhe kryen përditësime teknologjike në pajisje dhe softuer.
Përvoja e saj menaxheriale përfshin punën si menaxhere projektesh në Komunën e Shtimes ( Komuna e Shtimes) në vitin 2015, ku ishte përgjegjëse për menaxhimin e pajisjeve teknologjike, projekteve infrastrukturore dhe hartimin e propozimeve për projekte.
Gjatë karrierës së saj, ajo ka ndjekur shumë trajnime profesionale dhe seminare për teknologji dhe arsim, duke përfshirë certifikime nga Cisco (CCNA 1), GNU/Linux, orientim në karrierë, dhe menaxhim arsimor. Ajo ka një përgatitje të lartë në programim( JAVA, Python), struktura të të dhënave, zhvillim webi (HTML, CSS, JavaScript, SQL), si dhe përdorimin e platformave digjitale si Zoom, Google Drive dhe rrjetet sociale.
Vlora është e njohur për aftësitë e saj në menaxhimin e kohës, punën ekipore, udhëheqje dhe komunikim efektiv. Flet rrjedhshëm shqip dhe ka njohuri të avancuara në gjuhën angleze (niveli B2).
Është e martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Fushe Kosovë.