Prof. Asoc. Dr. Xhemazie Ibraimi ka lindur më 7 korik 1975 në Tetovë, ku përfundoi edhe arsimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2000, diplomoi në Fakultetin Juridik “Justiniani I Parë” të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” Shkup në drejtimin “Administrativ – Kushtetues”. Në vitin 2007 përfundoi studimet posdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin “Administrativ-Kushtetues”, duke fituar titullin Magjistër i Shkencave Juridike (MSc). Ndërsa, në vitin 2013 mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Juridik, me temën: “Konflikti Administrativ – Instrument për Kontroll të Ligjshmërisë të akteve administrative” duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Juridike.
Përvoja e saj profesionale filloi menjëherë pas diplomimit, Menaxhere e Sektorit Juridik në Shoqatën Aksionare “Telekomunikacioni i Maqedonisë” për qytetin e Ttetovës dhe Gostivarit. Gjatë periudhës 2009–2010 ushtroi detyrën e asistentes në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës në lëndët administrative kushtetuese, duke kontribuar në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional. Që nga viti 2014, Prof. Ibraimi është pjesë e stafit akademik të Kolegjit AAB në Prishtinë (https://aab-edu.net), ku aktualisht mban titullin Profesoreshë e Asocuar në Fakultetin e Administratës Publike. Ajo ligjëron në nivelet bachelor dhe master, si dhe angazhohet në procesin e akreditimit të programeve, mentorimin e tezave, zhvillimin e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Prof. Ibraimi ka një aktivitet të gjerë kërkimor dhe akademik. Ajo është recensente dhe antare e bordit shkencorë në revistën shkencore akademike “Reforma”.
Eksperienca Profesionale dhe Shkencore:
Në periudhën 2000 fill pas diplomimit të saj në nivelin bachelor në Fakultetin Juridik “Justiniani I Parë” të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” Shkup, Prof. Asoc. Dr. Xhemazie IBRAIMI ka filluar punën Menaxhere e Sektorit Juridik në SH.A Telekomunikacioni i Maqedonisë. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka ofruar shërbime juridike si përfaqësuese jurudike e Shoqatës Aksionare Telekomunikacioni i Maqedonisë pranë Gjykatës Themelore të Tetovës në proceset gjyqësore si përfaqësuese për realizim të borxhit nga parapaguesit e paditur. Poashtu ka përgatitur dhe udhëhequr Propozimet për ekzekutim të borxhit pranë Gjykatës themelore të Tetovës dhe Gostivarit.
Në periudhën kohore 2009-2010 Prof. Ibraimi ka qenë e angazhuar si Asistente pranë Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës në lëndët kushtetuese administrative.
Në periudhën kohore 2010-2017 ka ushtruar profesionin e profesores në Shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori” në lëndët juridike kushtetuese.
Përvoja profesionale dhe akademike
Kolegji AAB – Fakulteti I Administratës Publike (2014–sot):
Që nga viti 2014, Prof. Asoc. Dr. Xhemazie Ibraimi është profesoreshë në Kolegjin AAB në Fakultetin Juridik dhe Administratë Publike, ku ligjëron në nivelet bachelor dhe master. Ndër lëndët që ka ligjëruar në nivelin bachelor përfshihen: E Drejta Administrative me Procedurë, E Drejta Administrative I, E Drejta Administrative II, Procedura Administrative. Ndërsa në nivelin master përfshihen: Procedura dhe Konflikti Administrativ, E Drejta Administrative e Avansuar, Të Drejtat e Njeriut dhe Administrata Publike, Kontrolli dhe Përgjegjësia e Administratës, Qeverisja Lokale dhe Administrata Publike, Kontratat Administrative.
Përveç angazhimit të saj si ligjëruese, Prof. Ibraimii ka kontribuar gjerësisht në jetën akademike dhe kërkimore në nivel institucional dhe ndërkombëtar. Ajo është supervizore e rregullt e studentëve të nivelit master, duke udhëhequr punimet e diplomës dhe projektet kërkimore në fusha që lidhen me administratën publike, juridikun, të drejtat e njeriut. Prof. Ibraimi është e angazhuar aktivisht në procesin e akreditimit dhe ria-kreditimit të programeve studimore në Fakultetin Juridik dhe Administratë Publike të Kolegjit AAB, duke kontribuar në zhvillimin dhe sigurimin e cilësisë akademike dhe përputhshmërisë me standardet ndërkombëtare.
Angazhime dhe Pjesëmarrje në Këshilla dhe Konferenca:
Që nga viti 2023, Prof. Ibraimi është anëtare e Këshillit të Studimeve Master të Kolegjit AAB, e zgjedhur nga Këshilli Mësimor për Studime Master, duke kontribuuar në vlerësimin e projektpropozimeve për punim diplome të studimeve master.
Angazhimi në Konferenca Ndërkombëtare dhe Pjesëmarrje:
Prof. Ibraimi ka qenë anëtare e Komitetit Shkencorë në WBF PROJECT REGIONAL CONFERENCE INNOVATIVE GOVERNANCE: EXPLORING DIMENSIONS OF PUBLIC MANAGEMENT, POLICY, AND ADMINISTRATION ACROSS DIVERSE SECTORS, të mbajtur me 4 Tetor të vitit 2024 në Universitetin e Evropës Juglindore (SEEU) në Tetovë.
Kontribute dhe Angazhime në Konferenca dhe Aktivitetet Akademike:
Prof. Asoc. Dr. Xhemazie Ibraimi ka treguar lidership të qëndrueshëm akademik përmes angazhimit aktiv në konferenca dhe ngjarje institucionale akademike. Kontributet e saj përfshijnë mentorimin e iniciativave studentore, si dhe pjesëmarrjen në komitete shkencore të konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare. Me fokus të vazhdueshëm në promovimin e dialogut akademik, të menduarit kritik dhe fuqizimin e studentëve, ajo ka ndikuar në zhvillimin e aktiviteteve kyçe akademike brenda dhe jashtë Kolegjit AAB. Angazhimi i saj në aktivitete kërkimore dhe pedagogjike dëshmon përkushtimin e saj ndaj përsosmërisë akademike dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor.
2024 – Anëtare e Komitetit Shkencor WBF PROJECT REGIONAL CONFERENCE INNOVATIVE GOVERNANCE: EXPLORING DIMENSIONS OF PUBLIC MANAGEMENT, POLICY, AND ADMINISTRATION ACROSS DIVERSE SECTORS, të mbajtur me 4 Tetor të vitit 2024 në Universitetin e Evropës Juglindore (SEEU) në Tetovë.
Trajnime të përfunduara:
Prof. Asoc. Dr. Xhemazie IBRAIMI ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe programesh zhvillimi profesional që synojnë përmirësimin e aftësive në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillim projektesh. Në janar 2025, ajo mori pjesë në punëtorinë ndërkombëtare “Sustain Edu: Advancing Sustainable Development in Higher Education”, të mbajtur në Kolegjin AAB dhe të financuar nga International Visegrad Fund, për të cilën është e certifikuar.
Në nëntor të vitit 2024, ajo përfundoi me sukses trajnimin bazë për zhvillimin e projekteve, të ofruar nga Qendra për Trajnim Profesional dhe Inovacion (QAPI) në AAB College, ku u trajtuan temat kryesore mbi planifikimin dhe zbatimin e projekteve.
Në shkurt 2023, Prof. Ibraimi mori pjesë në një trajnim të specializuar për vlerësimin e artikujve shkencorë, me fokus në metodologjinë e kërkimit dhe procesin e “peer-review”-t, të organizuar nga QAPI në Kolegjin AAB.
Në fillim të vitit 2022, ajo ndoqi trajnimin për integrimin e kërkimit në mësimdhënie, ku u trajtuan strategjitë për përfshirjen efektive të metodologjive kërkimore në procesin akademik.
Gjatë vitit 2020, ajo mori pjesë në disa trajnime të fokusuara në mësimdhënien online dhe integritetin akademik. Në tetor dhe nëntor të këtij viti, ajo përfundoi trajnime për mësimdhënie efektive në distancë dhe mësimnxënie online, për të cilat u përgatit në mënyrë të përqendruar për sfidat e arsimit virtual. Në gusht 2020, ajo gjithashtu mori trajnim për përdorimin e platformës Turnitin, për zbulimin e plagjiaturës dhe garantimin e integritetit akademik, në kuadër të politikave të transparencës akademike të Kolegjit AAB.
2025 – Sustain Edu Workshop: Pjesëmarrëse në workshopin organizuar nga AAB College në kuadër të projektit Sustain Edu, mbështetur nga Fondi Ndërkombëtar Visegrad, i fokusuar në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm në arsimin e lartë.
2025 https://drive.google.com/drive/folders/1wQMH_Jp0pFpZdXXPfRBPS4E8_ZHeGKZO?usp=drive_link Pjesëmarrëse në Trajnimin e organizuar nga AAB College mbi Zbatimin e Formatit të Kombinuar/hybrid të mësimdhënies
2024 – Project Development Training: Pjesëmarrëse në trajnimin për zhvillimin e projekteve organizuar nga QAPI, në kuadër të programit dimëror 2024 të AAB College.
2024– Reviewing Research Articles: Pjesëmarrëse në trajnimin për zhvillimin e projekteve organizuar nga QAPI, në kuadër të programit dimëror 2024 të AAB College.
2023 – Evaluation of Scientific Articles: Pjesëmarrëse në trajnimin për vlerësimin e artikujve shkencorë, pjesë e modulit të tretë në programin e zhvillimit profesional të stafit, organizuar nga QAPI, AAB College.
2022– Pjesëmarrës në trajnimin mbi integrimin e kërkimit në mësimdhënie, i udhëhequr nga Prof. Dr. Melita Kovacevic nga Universiteti i Zagrebit, organizuar për stafin akademik të AAB College më 29 janar 2022.
2020 – Pjesëmarrëse në trajnimin për përdorimin e Turnitin, shërbimi më i avancuar për parandalimin e plagjiaturës, organizuar nga AAB College, institucionin e vetëm në Kosovë që përdor Turnitin.
Publikime Shkencore në Revista Ndërkombëtare (Scopus, Web of Science, tjera):
Prof. Asoc. Dr. Xhemazie Ibraimi ka ndërtuar një korpus të konsoliduar të publikimeve shkencore në fushën e së drejtës dhe administratës publike. Kontributet e saj hulumtuese janë publikuar kryesisht në revista ndërkombëtare të indeksuara në Scopus dhe një pjesë e konsiderueshme në Web of Science, duke reflektuar angazhimin e saj ndaj standardeve më të larta të cilësisë akademike.
Në qendër të kërkimeve të saj qëndron Analiza e Kornizës Ligjore në Procesin e Privatizimit në Kosovë, analiza e kornizës ligjore në rekrutimin e nëpunësve civil, ligjin e tatimeve, rregullimin dhe funksionimin e ndërmarrjeve publike, korupsionit në Kosovë, rëndësia e konfliktit administrative në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, ndikimi I pandemisë Covid 19 në shqyrtimin e aktpadive pranë Gjykytës Administrative të RMV-së dhe shumë punime nga fusha e së drejtës.
Një ndër kontributet më të spikatura është artikulli “Foreign Direct Investment Legislation and Economic Growth in Western Balkan Countries: A Panel Analysis”, botuar në revistën prestigjioze Technological and Economic Development of Economy (Q1, Scopus & Web of Science, IF 6.7), i cili ka konsoliduar më tej reputacionin e saj si hulumtuese me ndikim.
______________________________________________________________________________
(2025) Foreign Direct Investment Legislation and Economic Growth in Western Balkan Countries: A Panel Analysis, Technological and Economic Development of Economy, 31(3), 842–862. https://doi.org/10.3846/tede.2025.23132
(2025) The EU Green Agenda legal framework and economic growth in developing countries: a panel EKC approach, Business: Theory and Practice 26 (2), 305-322. https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:M3ejUd6NZC8C.
2025 “From awareness to action: Student’s perceptions of environmental, economic, legal and climate challenges in the era of green growth, Int.J.Environ. Impacts 8 (6). 1101-1125.. https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:qxL8FJ1GzNcC.
Artikuj në shqyrtim në vitin 2026
2026 – Në pritje të shqyrtimit shkencor artikulli “Administrative Regulation of Labor Relations in the Banking Sector: An Analysis of Employee Performance”, dorëzuar në revistën International Comparative Jurisprudence (https://ojs.mruni.eu/ojs/international-comparative-jurisprudence).
2026 – Në pritje të shqyrtimit shkencor artikulli “Integrating Artificial Intelliegence in to Administrative Decision -making”
2023 – ajo publikoi një tjetër artikull në Corporate Law and Governance Review 5(1), 122-128, titulluar ” The importance of the regulations of public enterprises”. Artikulli trajton r;nd;sin; dhe rregullimin e nd;rmarrjeve publike me theks të veçantë në Kosovë https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:_kc_bZDykSQC.
Në vitin 2022, Prof. Ibraimi publikoi disa artikuj të rëndësishëm:
Në vitin 2022, artikulli i saj “Privatization in post -war Kosovo: Legal Review” u botua në Journal of Governance & Regulation, 11(1), pages 112-124 https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:WF5omc3nYNoC.
Në vitin 2022 u botua artikulli I saj “Empirical Analysis of the Impact of Education on Economic Growth”, Economies, 10(4), pages 89. https://doi.org/10.3390/economies10040089.
Në vitin 2022 u botua artikulli I saj”Law in the Tax Legal System, Income Inequality and Economic Growth: An Empirical Estimation”, Corporate Governance and Organizational Behavior Review, 6(2), pages 95-103. https://doi.org/10.22495/cgobrv6i2sip7.
______________________________________________________________________________
Në vitin 2021, ajo kontribuoi me disa punime të rëndësishme në fushën e së drejtës dhe administratës publike:
Në vitin 2021 ajo botoi artikullin “An Institutional Approach to Governance and Corruption in Kosovo”, Journal of Governance and Regulation, 10(2). https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:YsMSGLbcyi4C.
Në vitn 2021 ajo botoi artikullin “Civil Servants Recruitment process in Kosovo, Journal of Legal Studies 27 (issue 41/2021), 26-43. https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:eQOLeE2rZwMC.
Në vitin 2020 ajo botoi artikullin “Legal Status of Agencies in Kosovo”, Perspectives of Alaw and Public Administration 9 (2), 318-325, https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:IjCSPb-OGe4C.
Në vitin 2020 ajo botoi artikullin “The imperative Character of the Administrative Conflict in Kosovo”, Acta Universitas Danubius. Juridica 16 (3), 71-88 https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:qjMakFHDy7sC.
Në vitin 2020 ajo botoi artikullin “The impact of covid 19 Pandemic on the Review of Lawsuits at the administrative court of the Republic of North Macedonia” JL Pol’s & Globalization 101, 217, https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:2osOgNQ5qMEC.
Në vitin 2019 Prof. Ibraimi botoi artikullin “Extraordinary Legal Remedies in the Administrative Conflict” JL Pol’y & Globalization 87, 168, https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:UeHWp8X0CEIC.
Në vitin 2018, Prof. Ibraimi botoi monografin; e saj dhe punime të rëndësishme si:
Në vitin 2018 botoi monografinë “Konflikti Administrativ Instrument për Kontroll të Ligjshmërisë të Akteve Adminstrative”, https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:0EnyYjriUFMC.
Në vitin 2018 botoi artikullin “Constitutional control over normative acts”, Reforma 6, 157-161, https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:5nxA0vEk-isC.
Në vitin 2016, ajo publikoi:
“Reasons for the cancellation of the administrative decision by the administrative court”,AJBALS 2 (2), https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:MXK_kJrjxJIC.
“Heshtja e administratës në procedurën administrative të Republikës së Maqedonisë”, Vizion5, https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:8k81kl-MbHgC.
Në vitin 2015 profesorë Ibraimi botoi këto artikuj shkencore,
“Kompetenca e Gjykatës Administrative për aktet e nxjerrura në procedure për kundërvajtje”, AJBALSS, https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&cstart=20&pagesize=80&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:KlAtU1dfN6UC.
“Process of depolitization of civil servants in republic of Macedonia, AJBALSS https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&pagesize=80&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:kNdYIx-mwKoC.
Në vitin 2014 Profesorë Ibraimi botoi,
“Kontratat Administrative si lëndë e konfliktit administrativ”, Vizione 22 https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&pagesize=80&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:u5HHmVD_uO8C.
“The reforms in the state – Public Administration as a provider of service”, AJBALSS https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&pagesize=80&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:Zph67rFs4hoC.
“Obligueshmëria e Aktgjykimeve”, Vizione 2021, https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=C7T3zZYAAAAJ&pagesize=80&citation_for_view=C7T3zZYAAAAJ:9yKSN-GCB0IC.
______________________________________________________________________________
Pjesëmarrje në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare:
Prof. Asoc. Dr. Xhemazie Ibraimi ka një përvojë të pasur dhe të vazhdueshme në pjesëmarrje aktive në konferenca shkencore ndërkombëtare, ku ka kontribuar si autore punimesh. Gjatë dekadës së fundit, ajo ka prezantuar në mbi 30 konferenca ndërkombëtare të mbajtura në vende si Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bullgaria, Gjermania, Dubai dhe online, duke trajtuar tema të ndërlidhura me të drejtën dhe administratën publike.
Prof. Asoc. Xhemazie Ibraimi ka marrë pjesë në një numër të madh konferencash shkencore ndërkombëtare, ku është certifikuar për prezantimet e saj dhe ka kontribuar si folëse, autore punimesh . Konferencat ku ka marrë pjesë:
Më 24 prill 2025, mori pjesë në “The 13th InTraders International Conference on Social Sciences and Education” në International Balkan University, Shkup. Ajo prezantoi punimin e saj “Reforms in Public Administration Governance In the Era of Artificial Intellegence:A Comparative Study of Kosovo and North Macedonia.
Më 13 maj 2025, në Konferencën Ndërkombëtare “Artificial Intelligence (AI) in the Age of Transformation: Opportunities and Challenges”, të organizuar nga Kolegji AAB në Prishtinë, ajo prezantoi punimin: Artificial Intelligence in Public Administration – Opportunities and Implementation Challenges.
Në konferencën Virtual International Academic Conference Westernization, Europeanization and identity formation in the Western Balkan countries, prezantoi punimin e saj “Privatization in post-war Kosovo”, të prganizuar nga AAB College, Kosovo, 23.10.2021,
Mori pjese edhe në shume konferenca regjionale dhe ndërkombëtare duke prezantuar punime nga fusha e së drejtës dhe duke u certifikuar me certifikata.
Mori pjesë në këto konfernca me prezentime te punime nga fusha e së drejtës:
Në konferencën Virtual International Academic Conference The Perspective of Integration of the Western Balkans into the EU, prezantoi punimin “Principles of Work of Public Administration”, organizuar nga College AAB, Kosovo, 24.04.2021,
Në konferencën Virtual International Academic Conference Transformations and Consequences in Society Due to Covid-19 Pandemic, The Impact of Covid 19 Pandemic on the Review of Lawsuits at the Kosovo, 10year state- challenges in education, economy, security and the rule of law , prezantoi punimin e saj “CONSTITUTIONAL CONTROL OVER NORMATIVE ACTS”, ISLD, Kosovo, 06/2018,
Në konferencën Consolidation of the state and euro-integration” presented at ICEICH 2018, AAB University, Kosovo, prezantoi punimin “EXTRAORDINARY LEGAL REMEDIES IN ADMINISTRATIVE CONFLICT”, organizuar nga College AAB, Kosovo,
Në konferencën Business, Law Administration and Social Sciences – Challenges Towards the Future, prezantoi punimin “PROCESS OF DEPOLITICIZATION OF CIVIL SERVANTS IN REPUBLIC OF MACEDONIA”, organizuar dhe mbajtur në Tiranë.
Në konferencën The right and the political culture as a factor influencing the construction of the modern state, prezantoi punimin “THE REFORMS IN THE STATE – PUBLIC ADMINISTRATION AS A PROVIDER OF SERVICE”, ISLD,
Në konferencën THE POST-CONFLICT IN THE BALKANS: WHERE ARE WE 20 YEARS AFTER DAYTON? PEACEBUILDING AND BALKAN INTEGRATION INTO THE EU AND NATO, « Reasons when an Eighth International Conference on Economics & Social Sciences (E&SS2022b), Antalya Turkie, prezantoi punimin “The Regulation of Public Enterprises: Study Case of Kosovo”, mbajtur në Antalya Turkie, 23.10.2022 ,
International academic conference WAR, CONFLICT AND SOCIETY, Analysis of foreign direct investment legislation in Kosovo and North Macedonia in the Harmonization of the EU countries,
Në konferencën “WOMEN AND PEACE, THE FOUNDATIONAL WOMAN OF HUMAN SOCIETY”, KOSOVO SWEDISH SCIENTIFIC INSTITUTE, PRISHTINA Kosovo, 08.03.2024, prezantoi punimin e saj “Gruaja dhe Paqa”www.aab-edu.net,
Në International Congress On Finance, Economy And Sustainable Policies, (ICOFESP), prezantoi punimin “LAW ON FOREIGN DIRECT INVESTMENT: A PANEL ESTIMATION OF ECONOMIC GROWTH” IN THE International Congress on Finance Economy and Sustainable Policies (ICOFESP) University of New York Tirana East Campus Albania, Law on Protection of Heritage and Tourism in the Case of Kosovo,
Në konferencën SUSTAINABLE DEVELOPMENT IN A TROUBLED WORLD, prezantoi punimin “The Public Policies And Reform Analysis On The Health Sector In The Case Of Kosovo”, College AAB, 12.09.2024,
______________________________________________________________________________
Në konferencën Exploring Dimensions of Public Management, Policy, and Administration across Diverse Sectors, The Effect of the Law on the Administrative Conflict with Special Emphasis on the Republic of Kosovo,prezantoi punimin me temë, LABOR LAW OPPORTUNITIES IN KOSOVO, RAISING STANDARDS AND SUPPORT FOR WORKERS, ITEMA, IT, TOURISM, ECONOMICD, MANAGEMENT AND AGRICULTURE, DUBAI,
Në konferencën SHAPING THE FUTURE: TRENDS AND INSIGHTS FOR TOMORROW, prezantoi punimin “CONTROL OVER PUBLIC ADMINISTRATION CASE STUDY – MINISTRY OF FINANCE OF KOSOVO”, ICON BEST.
Në konferencën IN TRADERS INTERNATIONAL CONFERENCE ON SOCIAL SCIENCES AND EDUCATION, prezantoi punimin “Reform in Public Administration Governance in the Era of Artificial Intellegence: A Comparative Study of Artificial Intelligence (AI) on the Age of Transformation: Opportunities and Challenges, Artificial Intelligence in Public Administration – Opportunities and Implementation Challenges, AAB College ,
International Congress On Finance, Economy And Sustainable Policies (ICOFESP), STRENGTHENING LEGAL FRAMEWORKS FOR SUBSTAINABLE FINANCE AND ECONOMICS,
SMART ECONOMY SHAPING THE FUTURE WITH AI, SHAPING THE FUTURE WITH AI, FACULTY OF ECONOMICS, UNIVERSITY OF SHKODRA “LUIGJ GURAKUQI” ALBANIA, SHKODËR,
______________________________________________________________________________
Aftësi personale dhe organizative:
Prof. Asoc. Dr. Xhemazie IBRAIMI zotëron aftësi të shkëlqyera komunikimi, të zhvilluara përmes një përvoje të gjatë në arsimin e lartë, që i mundësojnë ndërveprim efektiv me studentët, kolegët dhe aktorët e jashtëm institucionalë. Ajo ka dëshmuar aftësi të larta për të punuar në ekipe multidisiplinare, si në rolin e udhëheqëses ashtu edhe si anëtare bashkëpunuese. Ka përvojë të gjerë në koordinimin e programeve akademike.
Ajo ka aftësi të dëshmuara në menaxhimin e përgjegjësive të shumta akademike, duke përfshirë mësimdhënien, hulumtimin dhe mbikëqyrjen e tezave, duke ruajtur cilësi të lartë në çdo aspekt të angazhimit të saj. Ka kontribuar gjithashtu në hartimin dhe zbatimin e kurrikulave, si dhe në ofrimin e mbështetjes për studentët gjatë rrugëtimit të tyre akademik. Në rolin e mentores, ajo udhëheq dhe mbikëqyrë studentë të nivelit master, duke krijuar një mjedis kërkimor të strukturuar, produktiv dhe të orientuar drejt rezultateve.
______________________________________________________________________________
Prof. Ibraimi ka përvojë të avancuar në logjistikë dhe administratë akademike, duke përfshirë planifikimin, alokimin e burimeve dhe realizimin e objektivave institucionale. Komunikimi i saj i efektshëm me stafin akademik, studentët dhe partnerët e jashtëm kontribuon në funksionimin efikas të aktiviteteve institucionale dhe ndërtimin e marrëdhënieve pozitive ndërinstitucionale.
Aftësi kompjuterike dhe teknologjike:
Prof. Ibraimi zotëron aftësi të avancuara në përdorimin e programeve kompjuterike si Word, Microsoft Excel për përpunimin e të dhënave dhe krijimin e raporteve analitike, si dhe në PowerPoint për zhvillimin e prezantimeve dinamike dhe vizualisht të strukturuara. Ajo gjithashtu është e aftë në përdorimin e mjeteve moderne të prezantimit, si Prezi dhe Canva, për krijimin e prezantimeve vizuale dhe kreative. Në aspektin e bashkëpunimit digjital, ajo ka përvojë në përdorimin e platformave cloud si Google Drive (Docs, Sheets, Slides), duke mundësuar menaxhimin dhe shpërndarjen efikase të dokumenteve në mjedise bashkëpunuese akademike.
Profil akademik:
Prof. Asoc. Dr. Xhemazie Ibraimi ka një profil të konsoliduar akademik në disa nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare të kërkimit shkencor. Kontributet e saj shkencore janë të indeksuara në Google Scholar, Scopus dhe Web of Science, ndërsa është e regjistruar edhe me një profil të verifikuar në ORCID: https://orcid.org/0000-0002-0808-8006 . Aktiviteti i saj profesional dhe angazhimet bashkëpunuese pasqyrohen gjithashtu në faqen e saj zyrtare në Linkedin.