Prof. Ass. Dr. Ylber Bajraktari ka lindur më 06 qershor 1977 në Prizren. Shkollimin fillor e kreu në fshatin Polluzhë, Komuna e Rahovecit, ndërsa shkollën e mesme në drejtimin “Mjeksi e përgjithshme” në Prizren. Në vitin 2006 diplomoi në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Departamenti i Kimisë, me temën: Përcaktimi i disa metaleve të rënda në mjaltë. Titulli i fituar: “Profesor i Kimisë” (https://uni-pr.edu/).
Në vitin 2008 përfundoi studimet pasuniversitare në të njëjtin institucion, në drejtimin “Kimi Analitike dhe e Ambientit”, ku fitoi titullin “Mastër i Shkencave të Kimisë” (Mr.Sc). Në kuadër të angazhimeve profesionale, gjatë viteve 2004-2005 punoi si anketues rural në bujqësi në Entin e Statistikave. Më pas vazhdoi punën në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – në Departamentin e Vreshtave dhe Verave, si zyrtar i lartë nga shtatori i vitit 2007 deri në maj 2017.
Duke punuar dhe studiuar në fushën e Bioteknologjisë, në prill të vitit 2015 mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Natyrore – Departamenti i Bioteknologjisë, me temën: Vlerësimi i shumëllojshmërisë gjenetike të varieteteve të hardhisë së Kosovës bazuar në markere molekulare dhe të dhëna agronomike, duke u nderuar me titullin Doktor Shkencash (https://uet.edu.al).
Përvoja e tij profesionale vazhdon si Menaxher Gjeneral në kompaninë më të madhe në Ballkan për prodhimin e vreshtave dhe verërave, StoneCastle Wineyards & vinery, nga maji 2017 deri në janar 2021, ku udhëhoqi me dinjitet ndryshimet dhe avancimet teknologjike të kohës modern.
Prof. Ass. Dr. Ylber Bajraktari është profesor që nga tetori i vitit 2017 në Fakultetin e Stomatologjisë dhe Shkencave Mjekësore në Kolegjin AAB (www.kolegjiaab.com). Pas angazhimeve të suksesshme akademike në këtë institucion të lartë arsimor, në tetor të vitit 2022 mori titullin Profesor Asistent.
Prof. Bajraktari ka një aktivitet të dendur akademik. Që nga viti akademik 2017/18, ai është pjesë e stafit të rregullt në Kolegjin AAB, ku ligjëron lëndët e shkencave të natyrës, përfshirë: Kiminë Mjekësore, Shkencat e Jetës – Biokimi, Biofizikë, Radiologji dhe Biokimi të Përgjithshme.
Punimet shkencore dhe konferencat
Kontributi i Prof. Ass. Dr. Ylber Bajraktari në fushën e shkencës përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara në bazat e të dhënave si Scopus dhe Google Scholar. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:
Bajraktari Y., Cadri N., Papa S., Bacu A. (2013). Ampelographic and random amplified polymorphic DNA (RAPDs) based analysis of six grapevine varieties of Rahovec, Kosovo. Journal of Hygienic Engineering and Design; Artikull origjinal shkencor, UDC 634.85.05 (497.115), faqe 178-183.
Link: https://keypublishing.org/jhed/wp-content/uploads/2021/09/JHED-Volume-Content-Archive-7.pdf
Bajraktari N., Morina I., Kastrati G., Bajraktari Y. (2018). Exploration of Physico-Chemical Parameters in Environmental Matrices of the River Cerica and a Segment of the River Drini i Bardhe. Internationale Journal “Knowledge”, Peja-Kosovo, vol. 27, faqe 281-285.
Link: www.globalimpactfactor.com/knowledge-international-journal
Bajraktari N., Kastrati G., Morina I., Bajraktari Y. (2019). Research of Heavy Metals in the Agricultural Land along the Rimnik River. Journal of Ecological Engineering (JEE), Volume 20, Issue 4.
Link: www.globalimpactfactor.com/knowledge-international-journal
Bajraktari N., Morina D., Shala A., Bajraktari Y. (2022). Determination of Irrigation Water Quality in Radoniqi Reservoir through Some of the Most Important Parameters. International Journal of Ecosystems and Ecology Science (IJEES), Vol. 12(2), faqe 409-418.
Link: http://ijees.net/
Publikime në kongrese, konferenca, simpoziume, seminare dhe workshope ndërkombëtare
Bajraktari Y., Bacu A. (2012). 17th International Symposium on Environmental Pollutions and its Impact on Life in the Mediterranean Region (MASAEP). Abstract Book, faqe 66.
Bajraktari Y., Bacu A. (2012). The Panoramic Radiographs Interpretation of Endodontically Treated Teeth in Kosova Population. Abstract, 2nd International Conference Research and Education in Natural Sciences, Shkodër, Albania.
Bajraktari Y., Bacu A., Muja N., Bajraktari N. (2013). Fourth International Scientific Symposium AGRSYM, Sarajevo, Bosnia and Herzegovina. Abstract ISBN: 978-99955-751-2-0. Abstract Book, faqe 120.
Muja-Bajraktari N., Zhushi-Etemi F., Bajraktari Y. (2018). Fifth Slovenian Entomological Symposium with International Attendance, Maribor, Slovenia. Abstract. ISBN 978-961-286-198-8. DOI: https://doi.org/10.18690/978-961-286-198-8. 21-22 Shtator 2018, faqe 52.
Bajraktari Y., Bacu A., Papa S., Argyriou A., Kryeziu X., Bimbari B. (2014). 2nd International Conference on Applied Biotechnology, Tiranë 2014. ISBN: 978-99943-0-367-0. Abstracts Book, faqe 54; Proceeding Book, faqe 118-121.
Bajraktari Y., Bacu A., Papa S., Muja N., Kryeziu X. (2013). Instituti Alb-Shkenca, Libri i Përmbledhjeve i 9-të, Takimi i 9-të Shkencor Ndërkombëtar. ISBN: 978-9951-518-11-6; faqe 256, Prishtinë.
Bajraktari Y., Bacu A. (2014). Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, BULETIN. Artikull: “Kërkimi shkencor në bujqësi dhe prodhimin shtazorë për zhvillimin rural”. IV (1), Tiranë 2014. ISSN 2224-7718.
Bajraktari Y., Bacu A., Kryeziu X., Bimbari B., Papa S. (2014). Journal of Natural and Technical Sciences (JNTS), Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Vol. XIX (2).
Bajraktari Y., Bacu A., Papa S., Argyriou A., Kryeziu X., Bimbari B. (2014). 2nd International Conference on Applied Biotechnology, Tirana 2014. Kongres – Prezantim. ISBN: 978-99943-0-367-0. Abstracts Book, faqe 53; Proceeding Book, faqe 113-1.
Botime të monografive, librave, dispensave, përkthimeve etj., si autor kryesor ose bashkautor
Bajraktari Y., Muja N. (2018). Teaching Book: Inorganic Toxicity – Environmental and Human Health. Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës, Shqipëri. ISBN: 978-613-9-90485-3.
Link: https://www.lap-publishing.com
Trajnime dhe shpërblime në mësimdhënie
Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion, Kolegji AAB / 2023 – Aftësim profesional në metodikat mësimore.
Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion, Kolegji AAB / 2024 – Vlerësimi i artikujve shkencorë.
Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion, Kolegji AAB / 2025 – Metodologjia e arsimit të lartë nga perspektiva e parimeve të mësuarit të të rriturve”.
Prof. Ass. Dr. Ylber Bajraktari është një figurë me përvojë në fushën e bioteknologjisë bimore dhe kimisë, me përkushtim të veçantë ndaj cilësisë, inovacionit dhe avancimit të institucioneve akademike dhe profesionale ku kontribuon.
I martuar me Dr. Nesade Muja-Bajraktari, asistente në Universitetin e Prishtinës. Baba i tre fëmijëve. Banon në Prizren, Kosovë.