Studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB: Laura Ramadani, Arbenita Halimi, Liridona Duraku, Lorijana Fazliu, suksesshëm po e vijojnë praktikën në Komunën e Fushë Kosovës.
Këta studentë, që janë pozicionuar në sektorë të ndryshëm të Komunës, krahas njohurive akademike që kanë përfituar gjatë të studimeve brenda Kolegjit AAB, tani këto njohuri po i zhvillojnë edhe në praktikë profesionale.
Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa komuna si dhe shumë institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.
Deri më tani, vetëm në Komunën e Fushë Kosovës, suksesshëm kanë mbaruar praktikën dhjetëra studentë të Kolegjit AAB-së.