Petrit Tahiri nga Qendra për Arsim e Kosovës ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, duke trajtuar temën “Qeverisja demokratike e shkollës”, me theks të veçantë gjithëpërfshirjen dhe krijimin e një mjedisi pozitiv. Pjesëmarrës në këtë ligjëratë ishin studentët e vitit të tretë dhe viteve të tjera të këtij fakulteti, së bashku me prof. Lirika Bërdynaj Syla dhe prof. Arbërore Bicaj.
Tahiri u shpjegoi studentëve se qeverisja demokratike në shkollë është një temë e rëndësishme në fushën e arsimit, poashtu u bëri thirrje studentëve që të shikojnë në mënyrë kritike atë që po bëhet në shkolla dhe të angazhohen në diskutime dhe debate rreth kësaj teme. Studentët u angazhuan në ligjëratë dhe diskutimet që ndoqën, teksa parashtruan pyetje dhe ndanë mendimet e tyre rreth kësaj teme të rëndësishme.
Gjithashtu, u fol edhe mbi mënyrat se si mund të promovohet qeverisja demokratike në shkollë dhe si kjo mund të ndikoj në zhvillimin e nxënësve dhe në rritjen e përgjegjësisë së tyre në marrjen e vendimeve.