Sonte në kuadër të festivalit “Prishtina International Theater Festival” në programin garues vjen shfaqja “Si e nëna si e bija” me regji të Jasmin Novljaković dhe me aktoret Mia Krajcar dhe Mirta Zečević.
Në konferencën e mbajtur sot të dy aktoret treguan për rrugëtimin e kësaj shfaqjeje e deri te realizimi i saj. Ato gjithashtu potencuan se gjatë përgatitjeve të këtij projekti teatror kanë hasur në peripeti të ndryshme, kjo sepse historia që përmban kjo shfaqje ka të bëjë me një temë të ndjeshme siç është ajo e nënës dhe së bijës.
Aktorja, Mia Krajcar, e cila ishte edhe pjesë e edicionit të parë të PITF2018, gjatë konferencës tha se pret që kjo shfaqje të mirëpritet edhe nga audienca e Kosovës.
“Kjo storie ka të bëjë me relacionin e nënës dhe të bijës, kjo sepse lidhja e tyre nuk është gjithmonë e artë. Nëna e godet atë dhe keqtrajton. Kjo ka të bëjë me problemet që kanë nënat dhe fëmijet e tyre. Në një mënyrë kur ti sheh shfaqjen të kujtohet çdo relacion i mundur që ti mund ta kesh parë në mes të nënave dhe fëmijeve të tyre që nuk kanë gjuhë të përbashkët. Unë shpresoj që kjo shfaqje të ju pëlqejë edhe juve” tha ajo.
Ndërsa, Mirta Zečević, tregoi se idea për të organizuar një festival të teatrit në Kosovë i ka pëlqyer shumë. Ajo gjithashtu tha se është e habitur me të arriturat që AAB ka.
“Jam me të vërtetë e habitur për këtë universitet, është shumë i mirë dhe gjigand edhe pse është universitet privat, kjo se pengon aspak. Ju gjithashu posedoni edhe këtë teatër, kjo është diçka mahnitëse”, shtoi Zečević.
Kujtojmë se nata e katërt e festivalit “PITF” 2018, mbrëmë solli shfaqjen nga Bullgaria “Pula”, të regjisores Ana Bateva
Deri në fund të edicionit të dytë të festivalit PITF2018, më 05 dhjetor 2018, kanë mbetur edhe dy shfaqje në programin graues, “Shërbëtoret” nga Shqipëria dhe “Holly Shit” nga Kosova.