Po zhvillohet punëtoria në kuadër të projektit mbi “Dizajnimin dhe ofrimin e programit arsimor ekzekutiv në dizajnin e brendshëm dhe inovacionin e produktit” në Kolegjin AAB

16 Mars 2023
The workshop is taking place as part of the project on "Design and delivery of the executive education program in interior design and product innovation" at AAB College

Në Kolegjin AAB po mbahet punëtoria për projektimin dhe ofrimin e një programi edukativ ekzekutiv, në dizajnin e brendshëm dhe inovacionin e produkteve. Ky projekt është financuar nga USAID Kosovo Compete Activity, implementuar në partneritet me Universitetin e Bolonjës dhe Shehu Group. Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, përshëndeti implementimin e këtij projekti, ndërsa vlerësoi se është një nga projektet më të rëndësishme që ka pasur ndonjëherë në Kolegjin AAB, duke shtuar se tash e tutje do ketë perqendrim në këtë fushë edhe për projekte të tjera në të ardhmen. Përfaqësuesit nga USAID Kosovo Compete Activity, Rexhep Iljazi dhe Alba Kondirolli, thanë se ky projekt i financuar nga kjo agjenci, dëshiron të ngris kapacitetet dhe të përmirësoj lidhshmërinë mes sistemit të edukimit dhe tregut të punës.

Të ftuar në këtë punëtori ishin edhe dy profesorët e Universitetit të Bolonjës, Giuseppe Maino, Donatella Biagi, me Davide del Curto nga Universiteti Politeknik i Milanos, të cilët shtuan se projekti është tejet interesant dhe stimulues, ndërsa thanë se janë të lumtur që po marrin pjesë në një punëtori të tillë, duke e pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka ky program për studentët por edhe vendin në përgjithësi. Ylber Gjocaj nga Shehu Group, vlerësoi se tregu i punës ka nevojë për ekspertë në fushën e përpunimit të drurit, rrjedhimisht nevojitet aftësimi dhe rritja e kapaciteteve njerëzor fillimisht, në mënyrë që të synohet sigurimi i cilësisë të produktit final.

Drejtoresha e Zyrës së Zhvillimit të Projekteve në Kolegjin AAB, Ilirjana Geci, shtoi se mundësia për të implementuar këtë projekt është një nga më të rëndësishmet, pasi i takon një fushe që Kolegji AAB synon në të ardhmen, ndërsa përkon në linjë me nevojat e tregut të punës.

Edhe Dekani i Fakultetit të Arteve të Kolegjit AAB, Fitim Aliu tha se do japin kontributin e tyre për ta zhvilluar punën rreth këtij projekti, që të lehtësojnë implementimin dhe të jenë në dispozicion si fakultet.

  

Share: