Po zhvillohet trajnimi “Development of Cyber Security Applications”

20 Nëntor 2019

Pas organizimit me sukses të trajnimeve të ndryshme, si Trajnimi për gjuhën programuese “Java”, Trajnimet për C# e Python, Trajnimi për sigurinë kibernetike “Basics of Web Penetration Testing”, në laboratoret e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB po zhvillohet edhe trajnimi i radhës për sigurinë kibernetike i quajtur “Development of Cyber Security Applications”.

Në javën e parë të trajnimit u fol rreth zhvillimit të aplikacioneve në fushën e sigurisë kibernetike, identifikimin e kodeve me qëllim të keq të njohura si malware, identifikimin dhe zhvillimin e teknikave, veglave dhe aplikacioneve të cilat mundësojnë identifikimin dhe eleminimin e malware-ve.

Përveç pjesës së identifikimit të kodeve me qëllim keqdashës si: Viruset, Trojanet, Spyware, Ransomware, Rootkits dhe shumë të tjera, do të shfrytëzohen vegla dhe aplikacione të ndryshme me qëllim të krijimit të mekanzimave mbrojtës të përdoruesit në sistem operativ.

Disa nga gjuhët programuese dhe skriptuese që do të shfrytëzohen me qëllim të procesit të zhvillimit të veglave dhe aplikacioneve janë: C, C++, C#, Python, AutoIT etj.

Trajnimi do të zgjasë 5 javë duke përfshirë ligjërata e punë praktike, ndërsa atë po e realizon mësimdhënësi Edon Bublaku.

Pas përfundimit të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me mirënjohje.

 

 

Share: