PROFESORESHA E KOLEGJIT AAB PËRZGJIDHET PËR HULUMTIM POST-DOKTORAL NË UNIVERSITETIN PRESTIGJIOZ NË PORTUGALI

6 Nëntor 2025

Prof.Assoc.Dr. Besime Ziberi nga Fakulteti Ekonomik në Kolegjin AAB, është përzgjedhur për Post-Doctoral Research Fellowship në University of Aveiro, Portugali, një nga universitetet më të njohura kërkimore në Evropë.

Kjo arritje është realizuar në kuadër të Department of Economics, Management, Industrial Engineering and Tourism (DEGEIT), dhe përbën një dëshmi të qartë të cilësisë akademike dhe potencialit shkencor që kultivohet në Kolegjin AAB.

Projekti i profesoreshës Ziberi titullohet “Future of Work in the Western Balkans: Panel Evidence on Labor Market Challenges under AI and the Green Transition”, si një nga temat më aktuale të kohës.

Kolegji AAB uron profesoreshën Ziberi, ndërsa përfaqëson institucionin dhe Kosovën në një arenë kërkimore ndërkombëtare të nivelit më të lartë.

Share: