Prof. Ass. Dr.  Mentor Lecaj, i ftuar për pjesëmarrje në trajnime profesionale të mësimëdhënies dhe hulumtimeve shkencore në Lituani

3 Qershor 2022

Prof. Mentor Lecaj, Prodekan në Fakultetin Jurdik në Kolegjin AAB, njëherësh edhe profesor i të Drejtës Ndërkombëtare ftohet si pjesëmarrës në trajnime të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor që do të organizohen në Universitetin e Šiauliai në Lituani.

Pjesëmarrja e prof. Lecaj në këto trajnime do të sjellin shkëmbimin e përvojave të reja ndërinstitucionale dhe avanacimin e mëtutjeshëm në fushën e mësimdhënies dhe hulumtimeve shkencore. Gjithashtu do të krijohen iniciativa të reja të bashkëpunimit institucional dhe më gjerë që do të ngrisin pozitivisht imazhin e Kolegjit AAB.

Prof. Mentor Lecaj muajin e kaluar ka qenë i ftuar si profesor vizitor në Fakultetin Jurdik të Universitetit Masaryk, në Republikën e Çekisë. Ai mbajti ligjëratë në lidhje me të Drejtën Ndërkombëtare, duke u fokusur në shtetin e Kosovës. 

Share: