Prof. Bardha Kika përfaqëson Kolegjin AAB në International Week në VIVES, Belgjikë

8 Prill 2026

Gjatë Javës Ndërkombëtare, të mbajtur më 16–20 mars në VIVES University of Applied Sciences në Brugge, Belgjikë, profesoresha e Kolegjit AAB, PhD. Cand Bardha Kika, mori pjesë si ligjëruese për të dytin vit radhazi në këtë aktivitet ndërkombëtar akademik. Në kuadër të kësaj jave, ajo ligjëroi për studentët e Terapisë së të Folurit me temën “Bilingual Children and Communication: Strategies for Interprofessional Practice”, duke trajtuar zhvillimin e komunikimit te fëmijët bilingualë, dallimin ndërmjet diversitetit gjuhësor dhe vështirësive në komunikim, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërprofesional në praktikën klinike dhe arsimore.

Pjesëmarrja në aktivitete të tilla ndërkombëtare dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të stafit akademik të Kolegjit AAB për shkëmbim të përvojave, avancim profesional dhe bashkëpunim me institucione të njohura ndërkombëtare. Njëkohësisht, kjo pasqyron orientimin e qartë të Kolegjit AAB drejt ndërkombëtarizimit, cilësisë akademike dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.’

Share: