Në Londër u promovua libri “Authentic reconstruction” botim i Shtëpisë Botuese prestigjioze Bloomsbury Publication.
Në këtë libër, i redaktuar nga ekspertë kulminantë të trashëgimisë arkitekturore, si: John Bold, Peter Larkham dhe Robert Pickhard kontribuan 14 ekspertë nga mbarë bota (ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Maqedonia, Norvegjia, Suedia dhe Kosova), ndër të cilët edhe dr. sc. Bujar Demjaha, profesor i rregullt i Kolegjit AAB.
Punimi i tij “Rikonstruimi urban i çarshive në Gjakovë dhe Pejë, pas konfliktit të armatosur në Kosovë”, së bashku me punimet e ekspertëve të tjerë mëton të japë përgjigje në një çështje shumë delikate siç është rikonstruimi i monumenteve dhe ansambleve arkitekturore, çështje që preokupon të gjithë ekspertët e kësaj lëmie por edhe organizatat botërore si UNESCO, ICCROM, ICOMOS, etj..