Prof. Dr. Stefan Qirici nga Shqipëria mbajti ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB

12 Prill 2022

Zëvendës Rektori i Universitetit Luarasi në Shqipëri Prof. Dr Stefan Qirici, njëherit edhe bashkëautor i librit “Hyrje në Ekonomi”, zhvilloi ligjëratë virtuale para studentëve të Fakultetit Ekonomik me temën: “Realitete të zhvillimeve në tregun e punës – probleme dhe sfida”.

Tematika që trajtoi profesori ishte shumë e rëndësishme dhe nxiti pyetje e diskutime të shumta tek studentët. Profesori ndër të tjera foli për papunësinë, llojet e saj dhe diskutoi mbi pasojat socio-ekonomike të kësaj dukurie në Kosovë dhe Shqipëri. Në mes të tjerave profesori cilësoi papunësinë si një “sëmundje” të rëndë të “shëndetit” ekonomik dhe bashkëudhëtare të pandarë në ekonominë e tregut.

Ligjërata u përmbyll me sugjerime për të tejkaluar sfidat socio-ekonomike të papunësisë si dhe u propozua një analizë e kërkesave për shkathtësi në tregun e punës e poashtu hartimin e kurrikulave studimore bazuar në kërkesat e tregut të punës si parakushte për të zvogëluar papunësinë në vend.

Share: