Prof. Dr. Uranela Demaj është ftuar për ligjëratë në Universitetin e Lodz-it në Poloni

2 Qershor 2022

Dr. Uranela Demaj, Prorektore për Shkencë dhe Hulumtime Kërkimore në Kolegjin AAB, njëherësh edhe profesoreshë e sociolinguistikës, ftohet si profesoreshë vizitore në Universitetin e Lodz-it në Poloni. Dr. Demaj do të mbajë ligjërata në kurset e nivelit MA në lëndën e sociolinguistikës. Fokusi i ligjëratave do të jetë roli i gjuhës në politikën e ndërtimit të identitetit në kontekste të ndryshme gjeopolitike, të cilat kanë pësuar ndryshime të regjimit socio-politik dhe transformime ekonomike e kulturore. Nëpërmjet ligjëratave të saj, Dr. Demaj do të nxjerrë në pah kontekstin e Kosovës dhe transformimin e saj sociopolitik drejt pavarësisë pas luftës ndëretnike (1998).

Ligjëratat e saj do të jenë një shpalosje historike se si panorama gjuhësore e qendrës së qytetit të Prishtinës ka ndryshuar në përputhje me vizionet e ndryshme të përkatësisë identitare në Kosovë gjatë shekullit të njëzetë e deri më sot.

Share: