Prof. Katherine Reed nga Missouri School of Jurnalism, mbajti ligjëratë të drejpërdrejtë me studentët e Komunikimit Masiv

29 Mars 2018

 “Breaking News & Reporting Trauma” ishte tema e ligjëratës së drejpërdrejtë e organizuar nga Fakulteti i Komunikimit Masiv me ligjëruesen nga “Missouri School of Journalism”, Prof.Asoc. Katherine Reed.

Studentët patën rastin të dëgjojnë dhe bashkëbisedojnë për mënyrën e të shkruarit të lajmit të fundit si dhe raportimet e gazetarëve në raste kur kemi të bëjmë me vrasje, sulme seksuale, tortura, lufta, terroriëzm, zjarrvënie, abuzime familjare, fatkeqësi natyrore, etj..

Katherine Reed studentëve u tha se të punosh si gazetar dhe të raportosh për fatëkeqësi që ndodhin çdo ditë në pjesë të ndryshme të botës, duhet të jesh i përgatitur emocionalisht dhe ta njohësh punën e të raportuarit në raste të tilla.

“Shkrimi i dhimbjeve dhe i vuajtjeve të njerëzve nuk vjen lehtë tek shumica e gazetarëve. Nuk është një lëndë që zakonisht mësohet në shkollat e gazetarisë, të paktën jo gjerësisht, edhe pse trauma emocionale ndoshta do të jetë një komponent i pashmangshëm i punës së ardhshme të shumë gazetarëve”, tha Reed.

Studentët e Gazetarisë, që morën pjesë në këtë ligjëratë vlerësuan se ky leksion u shërbeu për të mësuar shumë gjëra të reja duke theksuar se diksutimet e tilla gjithmonë janë të mirëpritura nga ta për t’ i përgatitur sa më denjësisht për tregun e punës.

Ligjërat e drejtëpërdrejtë u realizua në kuadër të lëndës “Zhanret dhe Teknikat e Gazetarisë” të cilen e ligjëron prof. Aurora Ndrio Karameta.

 

Share: