Në Turqi është mbajtur Kongresi i I-rë Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore” (“The 1st International Health Sciences Congress”), ku me ftesë të Këshillit Organizativ të Turqisë pjesë e këtij kongresi ishte edhe profesori i Kolegjit AAB, Sead Kadiri.
Punimi i tij “Mbrojtja nga rrezatimi dhe parandalimi i aksidenteve radiologjike” ka zgjuar interesim të madh të shkencëtarëve nga vende të ndryshme të botës, duke theksuar rëndësinë e këtij kongresi dhe punën e gjatë për realizimin e këtij punimi.
Prof. Sead Kadiri përveç tjerash tha se ishte një rast i mrekullueshëm për të vënë kontakte të ndryshme me institucionet relevante nga mbarë bota dhe se këto mundësi duhet shfrytëzuar gjithashtu edhe për të realizuar marrëveshje bashkëpunimi me institutet dhe universitetete të ndryshme për shkëmbim të studentëve.