Prof. Shlomo Ariel mban ligjëratë për studentët e Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB

9 Prill 2022

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Psikologjisë ishin të nderuar të dëgjonin një ligjëratë online nga njëri ndër autoritetet kryesore botërore të Psikoterapisë Familjare dhe njëkohësisht themeluesit të Qendrës për Psikoterapi Integrative, prof. Shlomo Ariel. Gjatë kësaj ligjërate, studentët u informuan për ndikimin e kulturës në fizionominë e simptomave dhe shprehjen emocionale të tyre, rolin e terapistit në menaxhimin e traumës personale dhe krijimin e ekulibrave në psikoterapi.

Në fund të ligjëratës, prof. Shlomo ndau informacione nga përvoja e tij për mënyrat dhe domosdoshmërinë e shmangies së ritraumatizimit që mund të vie nga nxitësit momental. Fakulteti i Psikologjisë do të vazhdojë të sjellë para studentëve profesionistët më të mirë, të cilët kanë përvoja të dëshmuara në fusha të ndryshme të psikologjisë. 

Share: