Profesionistët gjermanë të Klinikës “Agaplesion AG” vlerësojnë shkathtësitë dhe njohuritë e studentëve të infermierisë në AAB

5 Dhjetor 2019

Një nga partnerët më të rëndësishëm të Fakultetit të Infermierisë Klinika “Agaplesion AG”, i cili paraqet një nga klinikat më të rëndësishme në Gjermani, gjatë këtyre ditëve qëndroi për vizitë pune në Kolegjin AAB.

Me këtë rast, delegacioni i përfaqësuar nga znj.Bordi (Menaxhere e personelit për rekrutim), znj. Mauritz, znj.Muelle e z.Vacek, që të tre në pozitat e drejtorëve të infermierëve, përveç takimeve me stafin akademik dhe me studentët e Infermierisë në Kolegjin AAB, vizituan edhe repartin e Intenzivës Qendrore në QKUK, ku studentët tanë po kryejnë punën praktike. Ata patën rastin të shohin nga afër dhe të vlerësojnë punën e mentorëve klinikë dhe studentëve tanë në QKUK, për çfarë edhe shprehën vlerësimet më të larta mbi ecurinë e punës praktike si dhe mënyrën e organizimit dhe implementimit të plan-programeve.

Ajo që është më e rëndësishmja në këtë vizitë është se ekspertët gjermanë vlerësuan shkathtësitë dhe njohuritë e studentëve të Kolegjit AAB si dhe përforcuan bindjet se direktivat e bashkëpunimit janë shumë frytdhënëse.

Kolegji AAB në vazhdimësinë e aktiviteteve të targetuara, aspektin praktik e ka esencial në zhvillimin dhe pasqyrimin e vetvetes si një institucion kredibil  i mundësive të larta të punësimit. Iniciativat e konkretizuara reflektohen nga rezultatet e larta që po nxjerrin studentët tanë në fazën e përgatitjes dhe arritjes së shkathtësive teorike dhe praktike. Marrëveshjet e bashkëpunimit me partnerët tanë janë duke u jetësuar me ngritjen e cilësisë, synim ky afatgjatë i vizionit që përcjell hierarkinë e parimeve që mbështetet departamenti i infermierisë.

 

 

 

Share: