Profesoresha e Fakultetit të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, Prof.dr. Marika Butskhrikidze, më 07 nëntor 2018, ishte e ftuar në njërin nga universitetet më të njohura evropiane në Gjermani, Ludwig Maximilian University of Munich, si profesor vizitor.
E ftuar nga Instituti për Fonetikë, prof.dr. Marika Buskhrikidze, mbajti një seminar në temën “Domains and Principles of Consonant Phonotactics (a cross-linguistic perspective)”.
Universiteti Ludwig Maximilian, është i njohur si njëri nga institucionet kryesore akademike dhe kërkimore të Evropës, i themeluar në vitin 1472.