Profesoresha e Fakultetit Ekonomik pjesëmarrëse në trajnimin e Radbourd University të Holandës

10 Korrik 2023
Professor of the Faculty of Economics participating in the training of Radbourd University of the Netherlands

Në kuadër të programit Erasmus+ që mundëson shkëmbimin e stafit akademik profesoresha e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB Adelina Gashi ka marrë pjesë në trajnimin për kërkim shkencor në Radbourd University – Holandë. Trajnimi ishte i udhëhequr nga profesori i Universitetit të Evropës Qendore në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Andrew X. Li. Në këtë trajnim morën pjesë hulumtues nga vende të ndryshme të botës, ku u njohën me metodat më të fundit rreth metodologjisë, kërkimeve shkencore dhe veçanërisht me analizën e avancuar të të dhënave të panelit.

Shkëmbimi i stafit akademik u financua nga programi Erasmus+, falë bashkëpunimit që ka Kolegji AAB me Radbourd University.

Share: