Profesoresha Sanja Pesek nga American University mban ligjëratë me studentët e Kolegjit AAB

18 Maj 2023
Professor Sanja Pesek from American University gives a lecture to the students of AAB College

Në kuadër të aktiviteteve sipas projektit “Ndikimi i BE-së në ndërtimin e paqes, pajtimit dhe demokratizimit në Kosovë”, financuar nga programi Erasmus+ Jean Monnet Actions, është mbajtur ligjëratë me profesoreshën nga American University- Washington D.C, Dr. Sanja Pesek. Kjo ligjëratë u mbajt për studentët e angazhuar në lëndën “Impakti i BE’së në Kosovë”, me temën “Drejtësia transicionale, demokracia, paqja dhe të drejtat e njeriut”, por ishte e hapur edhe për studentët e tjerë të interesuar.

Pesek ligjëroi për historikun, implikimet, institucionet, komisionet e pajtimit si dhe për nevojën e zbatimit të drejtësisë tranzicionale, sidomos në kontekstin e pajtimit, paqes dhe dialogut.

Share: