Profesoresha Villy Tsakona mban ligjëratë me studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

28 Mars 2025

Prof. Villy Tsakona, ligjëruese në “National and Kapodistrian University” të Athinës, Greqi, mbajti ligjëratë me studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja me temën “From humor as criticism to a social critique of humor”. Hulumtimi i saj fokusohet në analizën sociopragmatike të humorit, analizën narrative, diskursin mediatik dhe politik, si dhe letrësinë kritike. Ajo ka botuar 54 artikuj të indeksuar në Scopus, përfshirë redaktimin e numrave dhe vëllimeve speciale mbi humorin dhe diskursin, si Intertextuality and Humor (2020) dhe The Dynamics of Interactional Humor (2018).

Së fundmi, ajo ka botuar dy monografi, Recontextualizing Humor (2020) dhe Exploring the Sociopragmatics of Online Humor (2024), si dhe ka bashkë-redaktuar Exploring the Ambivalence of Liquid Racism (2024). Gjithashtu, ajo është bashkë-redaktore e revistës European Journal of Humor Research.

Share: