Profesori nga Universiteti Leopold-Franzens në Innsbruck ligjëron për studentët e gjuhës gjermane në Kolegjin AAB

14 Prill 2026

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Kolegjit AAB u mbajt një ligjëratë nga Prof. Assoc. Prof. Dr. Johann Holzner, profesor nga Universiteti Leopold-Franzens në Innsbruck, Austri.

Ligjërata, e organizuar për studentët e programit të gjuhës gjermane, trajtoi temën “Imazhet e së ardhmes në letërsi nga periudha klasike deri në ditët e sotme”, duke ofruar një analizë të zhvillimit të konceptit të së ardhmes në letërsinë gjermanofolëse – nga periudha klasike deri në kohët bashkëkohore.

Me përvojën e tij të gjatë akademike dhe kërkimore në fushën e gjermanistikës, Prof. Holzner solli një qasje të thelluar dhe bashkëkohore ndaj studimeve letrare, duke nxitur diskutime interaktive dhe interes të veçantë te studentët.

Ky aktivitet përbën një tjetër dëshmi të angazhimit të Kolegjit AAB për të fuqizuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të sjellë përvoja akademike cilësore për studentët e tij.

Share: