Profesorët e Kolegjit AAB ligjërues të ftuar nga Universiteti Kehl në Gjermani

5 Maj 2025

Profesorët e Kolegjit AAB Bashkim Rrahmani dhe Basri Muja, në kuadër të programit “Guest Lecturers”, kanë qëndruar në Kehl University në Gjermani.

Ata gjatë kësaj kohe kanë zhvilluar takime të ndërlidhura me kërkimin akademik, si dhe mundësitë e bashkëpunimit të institucioneve arsimore në këtë fushë.

Rrahmani dhe Muja mbajtën ligjërata të hapura për studentët e programeve në nivelin master në fushën e Administratës Publike, ndërsa patën takime me zyrtarë të shumtë nga ky universitet.

Share: