Dy profesorët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB Ersan Hamdiu dhe Samir Jakupi kanë marrë pjesë në tryezën e diskutimit me titullin “Exploring the future of AI in higher education”.
Kjo tryezë u organizua nga HERE dhe Erasmus+ e cila kishte për qëllim bashkëbisedimin dhe propozimet lidhur me impaktin e inteligjencës artificiale në arsimin e lartë.
Përveç tjerash theks i veçantë është vënë edhe tek reformat që nevojiten në arsimin e lartë në Kosovë.