Profesorët ndërkombëtarë mbajnë ligjërata për studentët e Kolegjit AAB

7 Mars 2026

Kolegji AAB mirëpriti profesorë ndërkombëtar në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit, ku disa prej tyre mbajtën ligjërata për studentët dhe stafin akademik.

Ligjëratat u mbajtën nga profesorët: Lyubomir Antonov nga Varna Free University “Chernorizets Hrabar”, me temën “EU Tax Matters”, e cila trajtoi çështje të rëndësishme që lidhen me sistemin tatimor në Bashkimin Evropian, zhvillimet aktuale dhe ndikimin e tyre në ekonominë dhe bizneset në kontekstin evropian.

Ndërkaq, Viktorija Čeplikė nga SMK College of Applied Sciences mbajti ligjëratën “LEAN methodology-based article”, duke prezantuar mënyra praktike dhe efikase për përmirësimin e procesit të shkrimit akademik dhe kërkimit shkencor.

Ligjëratë mbajti edhe Phillippe Waesen nga IAE Lille, Université de Lille, Francë, me temën “Management of Territorial Public Policies”. Gjatë ligjëratës së tij, ai trajtoi çështje që lidhen me menaxhimin e politikave publike territoriale, duke prezantuar qasje dhe praktika bashkëkohore në hartimin dhe zbatimin e politikave publike në nivel lokal dhe rajonal.

Ligjëratat u mirëpritën nga studentët dhe stafi akademik, ndërsa ofronin perspektiva ndërkombëtare dhe mundësi për diskutim akademik.

Share: