Profesori Atdhe Buja pjesë e projektit hulumtues të International Science Complex “Astana”

29 Nëntor 2023
Professor Atdhe Buja, part of the research project of the International Science Complex "Astana"

Profesori i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Atdhe Buja ka arritur të bëhet pjesë e projektit hulumtues të International Science Complex “Astana”.

Objektiva e projektit hulumtues është analiza e gjendjes aktuale tek hulumtimet në qasjet, metodat, teknikat, modelet dhe algoritmet për identifikimin e sulmeve dhe vlerësimi i sigurisë së Wireless Sensor Network (WSN).

Profesori Buja në rolin e hulumtuesit ka arritur të realizoj simulime të nyjeve Wireless Sensor Networks (WSN) në këto raste: me nyje të operimit normal, me nyje të këqija (malicious) infektuese në rrjetin e sensorëve të IoT, dhe me nyje që aplikojnë algoritme dhe kode të përgatitura nga ai për detektimin e identifikimin e sulmeve nga nyjet infektuese.

Puna shkencore e profesorit Buja dhe pjesës tjeter të ekipit ka treguar rezultate konkrete të simulimeve dhe punimi do ketë kontributin e veçantë te komuniteti shkencor.

Përveç kësaj Buja po vazhdon hulumtimin shkencor edhe në projekte të tjera, duke kontribuar në fushën e sigurisë kibernetike për sensorët industrial IIoT, dhe IoT, Wireless Sensor Netëorks (WSN); dizajnon modele në Machine Learning përmes kodimit në Python me qëllim të parashikimit të sulmeve kibernetike për sensorët dhe rrjetat e IoT.

Share: